Panorama Sport (Albania)

"Doni një lajm? Po tërhiqem nga futbolli"

-

"Në një moment duhet të ndalesh. Dua të kem kohë për projektet e mia të tjera". Një tjetër legjendë pas Andrea Pirlos dhe Ksavi Hernandezi­t, pritet që t'i varë këpucët në gozhdë në fund të sezonit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli në moshën 39-vjeçare. Aktualisht, ish- legjenda e Çelsit luan për Feniks Rajzing në USL dhe lajmin e dha gjatë një prononcimi për "RMC Sport": "Doni një lajm të bujshëm? Viti i ardhshëm do të jetë i fundit për mua". Drogba, i cili emrin e tij e bëri gjatë 9 viteve të tij në "Stamford Bridge", shënoi 164 gola në 381 ndeshje dhe fitoi 12 trofe të rëndësishë­m në Londër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania