Guardiola, në gjurmët e Embolo
Pep Guardiola është i dashuruar me talentet e reja dhe Shalke duhet të bëjë kujdes sepse i interesuari i radhës vjen nga radhët e tyre. Mançester Siti është vënë në gjurmët e sulmuesit 20-vjeçar, Bril Embolo. Zvicerani, i cili u transferua në Gelzenkirshen verën e shkuar për 20 milionë paund, është rikthyer të shkëlqejë pas dëmtimit të rëndë në kavilje, i cili e la për një kohë të gjatë larg fushës.