Panorama Sport (Albania)

Ibra thumbon Bufonin, por kombëtarja i mohon rikthimin

Ish-sulmuesi duartroket Suedinë, trajneri Jan Anderson nuk i jep shanse

-

Zlatan Ibrahimovi­ç e ndoqi, e mbështeti dhe e shijoi suksesin e parë të Suedisë, në Stokholm, ku ishte i pranishëm edhe në stadium, ndërsa barazimin deciziv në "San Siro" e përshëndet­i me një postim disi më shumë sesa modest, duke nënvizuar: "Ne jemi Zëeden", me germën "Z" që specifikon inicialen e emrit të tij, ndoshta si një sinjal drejtuar trajnerit të tij, për t'u kthyer në kombëtare, në pritje të Botërorit të verës së ardhshme. Gjithsesi, ai shkoi edhe më tej, duke bërë një tjetër postim, ku "ofendoi" lotët e Xhanluixhi Bufonit, i cili edhe pse përshëndet­i arritjen e Suedisë, nuk është se e preku shumë Zlatanin. "Boll u mallëngjye­t të gjithë nga lotët e Bufonit dhe filloni të duartrokis­ni ata që fituan dhe e merituan". Pa dyshim që pritej diçka më sportive nga ana e Ibrahimovi­çit, i cili, lidhur me mundësinë e një rikthimi në përfaqësue­se, pas tërheqjes së një viti e gjysmë më parë, sheh derën që t'i përplaset në fytyrë nga trajneri i Suedisë, Jan Anderson. "A ka vend për Ibrën në kombëtare? Mendoj se është jashtë logjike dhe aspak e ndershme të flasësh për të, ndërsa e gjithë vëmendja duhet të jetë e përqendrua­r te këta lojtarë të mëdhenj që kam aktualisht në grup dhe që bënë këtë arritje të madhe. Janë disa prej heronjve tanë kombëtarë, jo vetëm sportivë. Kur Ibrahimovi­çi ishte në grup me ne, ne luanim një stil tjetër loje. Por që kur ai vendosi të largohet, ne adoptuam një stil tjetër dhe besojmë se kemi bërë punën e duhur dhe më të mirën e mundshme, duke parë arritjen tonë. Ibra do të mbetet gjithmonë një kampion madhështor, por nuk ka vend në kombëtare tashmë për të". Të paktën, për momentin, trajneri Jan Anderson e shtyn rikthimin e sulmuesit të Mançester Junajtid, në kombëtare. Për momentin...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania