Panorama Sport (Albania)

Ambra e Alegri, muaj mjalti në Venecia dhe udhëtim në Livorno

-

G jithmonë më të bashkuar, gjithmonë më të dashuruar: kush mendonte se mes Ambra Anxhiolini­t dhe Masimilian­o Alegrit ( trajneri i Juventusit) ishte vetëm një "zjarr kashte" që do zgjaste shumë pak, do duhet të kthejë fjalët mbrapsht. Revista javore italiane "Chi" ka publikuar imazhet romantike të "muajit të mjaltit" që çifti ka kaluar në Venecia, qyteti i të dashuruara­ve, duke përfituar edhe nga pauza e kampionati­t italian. Siç dëshmojnë pamjet, megjithatë, muaji i mjaltit ka pasur një prolog të rëndësishë­m. Trajneri 50vjeçar, në fakt, ka marrë me vete Ambrën edhe në Livorno, qyteti i tij i lindjes, për t'i treguar vendet ku është rritur dhe ku ende gjenden kujtimet më të dashura për të. Dhe aktorja romane, gjithmonë e buzëqeshur, e ka përcjellë kudo me në dukje ( të qartë) unazën në gisht, të vetmen stoli që mban, të dhuruar nga i fejuari. Të dy janë zyrtarisht çift prej muajit korrik, kur dolën hapur me një përqafim të fotografua­r nga paparacët buzë detit, në Arxhentari­o. Çka dukej thjesht një "flirt" veror po shndërrohe­t dita ditës në një raport gjithmonë e më solid: për më shumë përflitet edhe për një martesë në horizont...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania