Panorama Sport (Albania)

Tavo: Arbitra bastardë, do prishim kampionati­n

"Degjenerim total, Duka të ndërhyjë ose tërhiqemi nga gara"

-

Shpërthen presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo. Menjëherë pas ndeshjes, ai ka akuzuar gjyqtarin Blerim Ziri si një të degjenerua­r që erdhi me mision në ndeshjen kundër Teutës. Ai ka paralajmër­uar presidenti­n e FSHF-së, Armand Duka, që të marrë masa, në të kundërt Luftëtari i tij do të prishë kampionati­n. "E ndoqën gjithë shqiptarët se çfarë estrade ndodhi në Gjirokastë­r. Në fakt, nuk është hera e parë sepse arbitrat na kanë dëmtuar edhe vjet, por nuk ia arritën qëllimit që të na zbrisnin nga kategoria. Nëse në FSHF e kanë vendosur që Luftëtari duhet rrëzuar nga Superiorja, e bëjmë ne para tyre. Këta gjyqtarë janë të degjenerua­r dhe nuk e di pse i duhen presidenti­t të FSHFsë. Na kanë masakruar vazhdimish­t këta lloj bastardësh. Një ditë para ndeshjes kam qenë në Tiranë dhe një miku im më tha se e keni të humbur ndeshjen. Nuk doja ta besoja, por ja që ndodhi. Nëse duan të prishin kampionati­n, të na e thonë sepse e bëjmë ne hapin e parë dhe nuk kemi pse investojmë. Janë miliarda që shkojnë dëm. Kjo është një çmenduri që po na ndodh. Tani, ose do të tërhiqemi nga gara, ose do ta prishim ne kampionati­n para se të na dëmtojnë të tjerët. Shikoni tribunat e stadiumit që janë bosh dhe kjo vjen pikërisht nga këto që ndodhin nga gjykimi. Edhe donatorët janë tërhequr", ka thënë fillimisht Tavo.

THIRRJA PËR DUKËN Tavo i ka bërë një apel edhe vetë kreut të FSHF-së, Armand Duka. "I bëj thirrje FSHF-së dhe personalis­ht presidenti­t Duka, i cili është një njeri i mençur, që të mos na sjellë më këta bastardë në Gjirokastë­r. Kjo nuk duhet të ndodhë jo vetëm në fushën tonë, por në të gjithë Shqipërinë. Nuk mendoj se është në interes të Dukës dhe vetë FSHF-së apo imazhit të kampionati­t që të shikojmë duke arbitruar bastardë të tillë në Superligën shqiptare", theksoi Tavo i irrituar.

TËRHEQJE NGA GARA I pyetur nëse e mendon seriozisht tërheqjen pas këtyre që kanë ndodhur, Tavo deklaroi: "Po, ka shumë mundësi. Të shohim si do ta vendosim, pasi më kanë ikur edhe donatorët. Nuk mund të vazhdojmë me këtë situatë, kur stadiumi është bosh dhe tifozët nuk vijnë sepse shikojnë padrejtësi. Pse duhet të vendosë FSHF-ja apo bastardë të tillë të ardhmen tonë?! E prishim

vetë ne kampionati­n. Jemi duke marrë vendime shumë të pjekura që do t'i shfaqim në ditët në vazhdim. Çfarë do të thotë të prishim kampionati­n? Ne kemi ndërtuar një skuadër për të luajtur futboll. Meqë tani nuk na duan, atëherë do luajmë me fëmijë të

vegjël. Kjo është prishja e kampionati­t. Arbitrat ndëshkojnë Luftëtarin sepse ne jemi njerëz të qetë dhe të butë që mendojmë vetëm për të luajtur futboll. Ata duan të fortin në fushë ose t'u japin diçka, nuk e di. Përse duhet ta mbaj unë Luftëtarin kur kam gjithë

këto padrejtësi?! Vetëm këtë sezon kemi disa raste ku jemi masakruar, si me Kukësin dhe me Vllazninë. Madje me Vllazninë ka qenë i njëjti gjyqtar që nuk na akordoi një penallti neto. Ky është vazhdim i masakrës", deklaroi Tavo pas ndeshjes për "Supersport".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania