Panorama Sport (Albania)

Partizani “pa ndjenja”, Kamza tërbon Kukësin

Gjici i jep besim vetëm trajnerit: Do ketë spastrime në janar

- ILIR CARA

Laçi i trajnerit Gen tjan Mezani i ka dhënë leksionin e radhës Partizanit, të cilit nuk i bëri derman as Sulejman Starova, që zëvendësoi Mark Iulianon pas përfundimi­t të fazës së parë. Laçit i mjaftoi goli i Arturo Rexhinaldo­s në sekondat e para të pjesës së dytë për të marrë trepikëshi­n, ndërsa të kuqtë janë në krizë totale, aq sa pas pësimit të golit e lëshuan fare duke mos pasur fuqi reaguese. Partizani mbetet një skuadër pa ndjenja. Ekipi nuk di të reagojë pas pësimit të golit, por luan edhe me ndjenjat e tifozëve që e mbështesin kudo, si dhe nuk përligjin peshën e fanellës që mbajnë veshur. Në dallim nga sezoni i shkuar, dy ekipet po ecin në drejtime të kundërta. Nëse një vit më parë Laçi luftonte për mbijetesë, aktualisht pozicionoh­en në mesin "e artë", kurse të kuqtë nga lufta për titull kanë përfunduar në gjysmën e poshtme të tabelës së klasifikim­it, 5 pikë larg zonës së rënies. Laçi i këtij sezoni po zhvillon lojëra të bukura, të cilat po konkretizo­hen edhe me rezultate, që gradualish­t mund të përkthehen edhe në objektiva. Partizani po vuan "çorbën" që "gatoi" në verë dhe deri në janar këto simptoma do të shfaqë. Trajneri Starova pretendoi se do të injektonte frymën dhe grintën e Partizanit, por grupi, ndonëse e njeh filozofinë e "Bobit", nuk i përgjigjet në debutim. Në Laç u pa një ekip i dorëzuar në çdo aspekt. Në fazën sulmuese që janë anemikë, por edhe mbrojta hyn në panik sa herë që sulmohen nga kundërshta­rët.

PJESA E PARË - Laçi vinte me grup thuajse të plotë, me përjashtim të Sefgjinit të pezulluar. Ndërsa Starova hodhi në fushë një formacion ndryshe nga paraardhës­i i tij Iuliano, por sërish të sajuar në sulm, me Prognin pykë. Ky eksperimen­t nuk dha asnjë fryt, ashtu siç dhanë rezultat kthimi lojtarë në rolet natyrale. Asani e nisi titullar, por, në pamundësi për të qenë i dobishëm, shpeshherë ndërroi krahët me Trashin, shërbimet e të cilit munguan dje. Pjesa e parë ishte e një niveli të kënaqshëm, pasi të dy ekipet patën raste, ku më të rrezikshëm ishin të kuqtë. Në minutën e 13të, mrekullia e Selmanit, shpëtoi Laçin nga pësimi i golit, pas gjuajtjes me kokë të Malotës. Partizani u mundua të ishte më superior dhe të siguronte fitoren në debutimin e "Bobit". Përpos dëshirës, goditjet nga distanca dhe në pozicion standard

ishin mundësitë e vetme që skuadrat të rrezikonin dy portierët. 0-0 mbyllen 45 minuta e para.

PJESA E DYTË - Laçi e nisi vrullshëm pjesën e dytë. Pa u mbushur mirë minuta e parë gjen golin me Rexhinaldo­n. Uzuni nga e majta e sulmit të

Laçit manovron bukur, fiton dhe dyluftimin me Atandën dhe, në fund, shërben një top për Rexhinaldo­n në qendër të zonës. Sulmuesi afrikan gjuan saktë dhe kalon Laçin në avantazh, 1-0. Pas golit, Partizani, në vend që të reagonte, zhytet në kaos, pasi ekipi nuk ka forcë

reaguese dhe qartësi në veprime. Ndërsa Laçi pas golit fitoi më shumë siguri, gjë e cila shfaqet qartë në fushë duke nisur portieri Selmani dhe përfunduar te dyshja e sulmit Uzuni-Rexhinaldo. Trajneri Mezani bën zëvendësim­in e parë në minutën e 55-të, ku Kejvi Bardhi

i lë vendin Lushkjes. Duke parë kaosin e ekipit të tij, trajneri Starova mundohet të freskojë grupin. Në minutën e 56-të, La Kamera i lë vendin Bardhit, por as ky nuk arriti të ndryshojë balancat në ekip. Më pas do vijë momenti i debutimit të Filit në vend të Asanit, në

minutën e 74-t, por asgjë për t'u shënuar. Në kërkim të golit të shpëtimit, Starova largon nga loja mbrojtësin Kalari dhe në fushë hyn Sukaj, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht. Në minutat shtesë, Laçi bën edhe dy zëvendësim­e sa për të vonuar lojën duke siguruar fitoren 1-0.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania