Panorama Sport (Albania)

Konti akuzon: Më bombarduan me ilaçe

"Tek Italia s'ka krisje. Lashë Interin për Milanin"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Andrea Konti konsi derohet si një nga humbjet më të mëdha të Milanit kinez. I dëmtuar 2 muaj më parë, mbrojtësi i ardhur te kuqezinjtë këtë verë është rikthyer të vrapojë, por duhet ende kohë për ta parë rishtazi në fushë. Ai ka dhënë një intervistë të gjatë për "Gazzetta dello Sport", ku ka folur për Milanin, gjendjen e tij dhe shumë aspekte të tjera.

Fiks dy muaj nga operacioni, si ndihesh Andrea?

Dy javët e para ishin një tmerr i vërtetë. Mjekët më këshilloni­n pushim, kaloja orët nga krevati në divan dhe net të tëra iknin pa gjumë.

Cila ishin mendimet e para?

Mbaj mend një dhimbje të madhe, sidomos në minutat e para. Mora një pasim në thellësi dhe u mundova të mbërrij topin. Për një moment ndjeva gjurin, që dukej sikur hynte dhe dilte nga vendi disa herë. Kam përdorur një mal me ilaçe kundër dhimbjeve.

Si është një ditë normale tani?

Çdo ditë paraqitem në ora 9:00 në "Milanello". Pas fizioterap­isë, kam programe të ndryshme për riaftësimi­n. Në dëmtime të tilla ka rëndësi edhe pushimi, ndaj pasditen e kaloj me akull mbi gju.

Paske kohë plot për të luajtur me "Play Station".

Mos ma zër me gojë, nuk kam internet dhe nuk kam as "Play Station".

Si po ecën riaftësimi, kur mund të të shohim përsëri në fushë?

Teorikisht më mars, por varet si do të shkojë riaftësimi. Disa ditë më parë nisa të vrapoj, por pas pesë minutash ndihesha i sfilitur. Me topin nuk godas, thjesht mundohem të bëj disa pasime të lehta.

Si të duket, je ende i aftë të krososh?

Nuk është se kam qenë ndonjë fenomen më parë. (qesh)

Në këto muaj çfarë ka zbuluar Andrea Konti për Andrea Kontin?

Kam besuar se jam një djalosh i fortë dhe dëmtimi ma konfirmoi këtë mendim. Më mungon shumë fusha. Për pjesën tjetër, jam një njeri i qetë që i pëlqen të qëndroj në familje me mbesat.

Ah, po, familja e apasionuar pas Juventusit.

Kemi qenë të gjithë juventinë, por tani të gjithë mbështesim Milanin. I vetmi që nuk ndryshon është Arturo, qeni im që mban emrin e

Vidalit.

Vidal, jashtë Botërorit si Italia. Çfarë ndodhi në "San Siro"?

Isha super i bindur se do të kualifikoh­eshim. Sot flitet për krisje në skuadër, por unë, për aq herë sa jam grumbullua­r, nuk kam vënë re kurrë probleme,

përkundraz­i jemi të gjithë miq të mirë.

Është vërtet kaq i dobët futbolli italian?

Jo, jemi një kombëtare që ka shumë të rinj premtues si, Romanjoli, Rugani, Donaruma, Kaldara, Spinaçola, Galjardini, Bernardesk­i, Kiesa, pa harruar

Belotin, Imobilen apo Verati. Baza është cilësore.

Të kërkonin Napoli, Çelsi, Interi, por zgjodhe kuqezinjtë...

Me Napolin dhe Çelsin ka pasur bisedime, por alternativ­a më e sigurt ishte Interi. Kur u shfaq Milani, nuk u mendova

dy herë, më joshi ideja e revolucion­it.

Si do të mbyllet ky sezon? Me Milanin që do të ringrihet dhe do të arrijë kualifikim­in në Champions, jam i sigurt. Juve e Napoli janë të një niveli tjetër, ndërsa Interi duket i përgatitur. Në valle janë pa

diskutim Roma dhe Lacio, me të cilat jemi në garë edhe ne.

Të dielën luhet Inter-Atalanta, do të bësh tifo për Kaldarën apo për Galjardini­n? Mos harro, i quan të dy vëllezër.

(qesh) Do të mbështes patjetër Kaldarën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania