Panorama Sport (Albania)

Inter, Ikardi në gjuetinë e tri rekordeve

Synohen rekordet e tre simboleve të Interit brenda 2017-ës

- Përgatiti: LEDIO NASE

Kalendari i dhurat ave të fundvitit në shtëpinë e Ikardit është vendosur pak më përpara seç e kërkon tradita. Në dritaret nuk janë të vendosura motive Krishtlind­jesh, por fotografit­ë e ikonave zikaltër, të cilët përfaqësoj­në objektiva të mëdha dhe kuptimplot­a për dikë që, si Mauro, po hyn në historinë e Interit me shiritin e kapitenit.

NGJITJE - Janë objektiva të përbërë nga gola dhe paraqitje me ngjyrat interiste, në pritje të ngritjes së një trofeu si skuadër. Të fundit, në sezonin 2010-'11, e ngriti në qiellin e Romës një tjetër kapiten, Havier Zaneti: ishte e shtata Kupë e Italisë, e fituar me Palermon në finalen e "Olimpico"-s. Ndërsa pret, Maurito do ta nisë nga e diela kundër Atalantës ngjitjen e shkallëve të radhës. Nga kjo sfidë e deri në përfundimi­n vitit diellor do këtë së paku shtatë mundësi në kampionat (dhe 2 në Kupë) për të shkurtuar diferencën me tre simbole të së kaluarës interiste: Mario Korso, Anxhelo Domengini dhe Kristian Vieri. Tre lojtarë që kanë ngritur peshë zemrat e tifozëve zikaltër. Të tre bashkë kanë fituar 14 trofe me Interin. Dy të parët janë ngjitur në "çatinë" e Europës dhe të botës në dy raste, i dyti ka fituar klasifikim­in e golashënue­sve në sezonin 2002-'03. Në këto tre shembuj ka gjithçka: sukseset e "Interit të Madh" të Helenio Herrerës nga njëri krah, një bomber i pastër në tjetrin. Atalanta, Kaljari, Kievo, Juventus, Udineze, Sasuolo e Lacio janë dritaret për t'u hapur për të kuptuar nëse është gati të jetë pjesë e kësaj galerie.

SHIFRA - 11 golat e shënuar deri më tani në kampionat kanë ndihmuar skuadrën dhe atë vetë. Mauro vazhdon të shënojë megjithëse ka pak raste në dispozicio­n. Mes kujt ka shënuar së paku 5 gola këtë sezon në kampionati­n italian, ai e ka prekur topin më pak se të gjithë (287 herë, regjistrua­r nga OPTA). Por, njëkohësis­ht, edhe ai që ka përqindjen më të mirë të goditjeve në kuadrat (74%). Pas riaftësimi­t nga dëmtimi i pësuar në gjurin e djathtë kundër Torinos, Spaletit iu rikthye sulmuesi në stërvitjen e së martës. Dje u zhvillua seanca e plotë me lojtarët e kthyer nga kombëtaret, me mundësinë për të përgatitur sfidën me Atalantën në mënyrë konkrete. Ikardi i ka shënuar 4 herë skuadrës së Bergamos (3 njëherazi, 12 marsin e kaluar, në ndeshjen e fituar 7-1). Kur vendosët t'i jepni fund futbollit?

Te Boka. Shumë thashethem­e. Nuk mundesha as të dilja, kisha frikë nga njerëzit. S'e përballoja dot më... E, megjithatë, ofertat nuk Nga Kina dhe nga klube të Champions-it, por isha shkëputur. Në dhjetor 2016 më kontaktoi Sampaoli, në atë kohë te Sevilja: "Dani, nuk të kërkoj asgjë. Bëj ç'të duash në fushë dhe jashtë fushe, por më duhet një sulmues". Unë: Diku do keni gabuar...

Jam i ndërtuar kështu: nëse diçka nuk shkon mirë e them, qoftë sikur të jetë Papa Françesko.

Keni bërë paqe me Mançinin...

I lëshova një grusht pas së famshmes

Jam rritur shpejt, një baba shumë i ri. Jam një person i pjekur dhe i kudondodhu­r për fëmijët e mi. Si do ta këshilloni­t sot një 6vjeçar që ëndërron me topin në këmbë?

Argëtohu, evito personat e këqij dhe gjithë "llumin" përreth.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania