Panorama Sport (Albania)

Dibala drejt Junajtid, Pogba bën negociatat

Foto dhe batuta e lojtarit, ribashkim nën urdhrat e Murinjos

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mjaftoi një etiketim në një urim, për të shfrenuar fantazinë e tifozëve dhe për të shqetësuar krerët e Juventusit. Në ditëlindje­n e tij të 24, mes shumë urimesh, Paulo Dibala mori edhe një tejet të veçantë nga ish-shoku te Juventusi, Pol Pogba. Deri këtu çdo gjë mund të konsideroh­ej më se normale nëse në fund të mesazhit të tij, francezi nuk do të kishte nënshkruar si "AgjentiP".

ROL I RI? - Pikërisht fjala agjent, mund të përkthehet edhe në një menaxher. Kaq ka mjaftuar dhe tifozët kanë nisur të spekulojnë për një ndërmjetës­im të Pogbasë për të transferua­r Dibalën në Mançester. Teksa mbështetës­it e "Djajve të Kuq" shtynin yllin e skuadrës së tyre të bënte "shkuesin", nga ana tjetër, ata të Juves zhvilluan një revoltë të mirëfilltë sociale.

KONTRATA - Pogba njihet për natyrën e tij dhe ndoshta nuk ka pasur asnjë qëllim të fshehtë, por ja që të tilla emërtime, të tillë elementë, sidomos në epokën e rrjeteve sociale, nuk kalojnë pa u vënë re. Në rast realizimi të misionit nga ana e "AgjentiP", do të ishte diçka e jashtëzako­nshme, por ja që Pogba kërkonte një mënyrë origjinale për një urim ndaj një miku. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se "La Joya", në prill të këtij viti, rinovoi kontratën me Juventusin deri në vitin 2022, ndërsa Marota, pak ditë më parë, tregoi qëllimin e argjentina­sit për të qëndruar përjetë te bardhezinj­të.

VIDEO - Përveç fotografis­ë me urim, Pogba ka publikuar edhe një video ku protagonis­të janë ai dhe Dibala, teksa festojnë me fanellën e Juventusit. Pogba nisi te "Zonja" një udhëtim që më pas e bëri lojtarin më të paguar të Junajtid. Arkiteki i asaj lëvizjeje ishte

Mino Raiola. Ndoshta "AgjentiP" ka mësuar prej Raiolës hilet e zanatit dhe po tenton ta nisë karrierën si menaxher me një goditje të madhe. Këtë do ta tregojë koha, teksa Poga mbetet ende futbollist dhe nesër mund të grumbulloh­et për herë të parë nga Murinjo pas dëmtimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania