Panorama Sport (Albania)

Real, tension mes Ramosit dhe Ronaldos

Ftohen marrëdhëni­et mes dy liderëve të Zidanit, mbrojtësi injoron lajmin e largimit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Marrëdhëni­et mes Kristiano Ronaldos dhe Serxho Ramosit janë ftohur pas humbjes në "Wembley" përballë Totenhemit. "As" raporton se portugezi është i mërzitur nga reagimi i kapitenit për deklaratat e tij pas humbjes ndaj anglezëve në Champions 3-1. Shkaqet e ftohjes ishin deklaratat e "Topit të Artë" për skuadrën aktuale: "Nuk mund të themi që skuadra është më e keqe. Mund të themi se është më me pak eksperienc­ë sesa ajo e sezonit të shkuar dhe ne e dimë se përvoja në futboll është shumë e rëndësishm­e. Ne nuk po e përdorim këtë si justifikim, por Pepe, Morata dhe Hames na bënin më të fortë". Një deklaratë e tillë nuk i pëlqeu mbrojtësit andaluzian, i cili në një intervistë për "El Larguero" më 9 nëntor, e shprehu hapur pakënaqësi­në e tij: "Çdokush ka opinionin e tij, por më duket pak oportunist­e, sepse kur ne fituam dy Superkupat, askush nuk u kujtua se ishim e njëjta skuadër. Mua nuk më mungon askush. A ka ndryshuar skuadra? Sigurisht, lojtarët që u larguan dhe ata që erdhën, nuk mund të krahasohen. Disa kontribuoj­në në disa gjëra, të tjerë kanë një rol tjetër". Por pikërisht termi oportunist, duket se nuk i ka pëlqyer

aspak CR7-ës, sepse ai nuk është ndierë i mbështetur nga kapiteni i tij kur ka bërë këtë kritikë konstrukti­ve, sipas tij, ndaj përbërjes së skuadrës. Për më tepër, gjatë së njëjtës intervistë, Ramos la të kuptohej se gjestet e Kristianos ndaj Las Palmasit

kur ai nuk festoi golin e Iskos, mund të ndikojnë negativish­t në dhomën e zhveshjes: "Nuk jam i surprizuar. Ne e dimë si është ai, thartohet pak kur nuk shënon. Ndoshta dikujt nuk i pëlqen kjo gjë, por ne nuk mund ta fajësojmë për asgjë,

sepse ai na jep shumë gjatë gjithë sezonit". Kapitulli i fundit i historisë u shkrua të martën, kur Ramos u pyet në Rusi për vendimin e shokut të tij të skuadrës për të lënë Madridin në qershor sipas "El Chiringuit­o": "Pyesni atë, mua këto gjëra më shpëtojnë."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania