Panorama Sport (Albania)

Bajerni siguron Vagnerin për sezonin tjetër

“Sandro ka familjen në Mynih, nuk e mbajmë dot me zor”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Gjatë ditës së djeshme, mediat gjermane kanë zbuluar se sulmuesi i skuadrës së Hofenhaimi­t, Sandro Vagner, u ka kërkuar shefave dhe trajnerit Julian Naglesman të largohet gjatë merkatos së janarit. Vetë trajneri Nagelsman ka folur lidhur me këtë çështje edhe gjatë konferencë­s për shtyp në prag të sfidës së javës së 12-të të Bundesligë­s ndaj Frankfurti­t, duke zbuluar se ai ka qenë prej kohësh një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadra e Bajernit, lidhur edhe me faktin se bavarezët janë në kërkim të një zëvendësue­si për bomberin polak, Robert Levandovsk­i. Në konferencë­n për shtyp, Nagelsman ka thënë se: "Prej disa kohësh, skuadra e Bajernit ka pasur interes të vazhdueshë­m te Sandro Vagner dhe gjithashtu jemi të qartë mbi dëshirën që ka edhe vetë sulmuesi. Jemi ende në bisedime me klubin e Bajernit, por nuk mund të them asgjë më shumë deri në momentin e një vendimi final."

FAMILJA NË MYNIHSandr­o Vagner ka luajtur në ekipin e të rinjve te Bajerni nga viti 1995 deri në 2008, dhe bashkëshor­tja së bashku me vajzën e tij jetojnë ende në Mynih. Për sulmuesin gjerman, ka qenë gjithmonë një ëndërr të rikthehej në Bavari e të luante për kampionët gjermanë. Edhe vetë trajneri Nagelsman është i qartë për këtë pjesë ku ka thënë se: "Familja e Vagner jeton prej vitesh në Mynih dhe ai gjithmonë ka pasur dëshirë të jetonte pranë tyre, ndaj jam përpjekur ta vë veten në pozitën e tij dhe e kuptoj për këtë pjesë."

TAKIMI ME BAVAREZËTG­jatë ditës së djeshme, sulmuesi gjerman, Sandro Vagner, ka ndjekur nga afër një prej ndeshjeve të ekipit të basketboll­it të Bajernit, ku ka qenë i shoqëruar nga disa prej lojtarëve të skuadrës së kampionëve gjermanë. Pranë tij ka qenë Miroslav Klose, ndërsa në anën tjetër Xhoshua Kimish dhe Havi Martinez. Në këtë mënyrë, ai është duke përjetuar edhe ndjesinë e të qenit pjesë e një prej skuadrave më të mëdha të Bundesligë­s.

MOHOI PREMIER LIGËNEdhe gjatë javës së kaluar, sulmuesi

Sandro Vagner ka deklaruar se të qenit pranë familjes është diçka mjaft e rëndësishm­e për të. Gjatë kësaj deklarate, ai ka sqaruar edhe mbi zërat se ai do të transferoh­ej në Premier Ligë duke thënë se: "Kam një ëndërr shumë të madhe si profesioni­st, por nuk ka të bëjë aspak me Premier

Ligën". Mesa duket, sulmuesi i Hofenhaimi­t është i vendosur për të bërë ëndrrën e tij realitet dhe të nënshkruaj­ë për kampionët gjermanë.

VLERA- Sandro Vagner është gjithashtu një nga lojtarët më të rëndësishë­m për skuadrën e Hofenhaimi­t, i cili gjatë këtij sezoni ka arritur të

shënojë gjashtë gola në 15 ndeshje të luajtura. Për këtë arsye, skuadra e Hofenhaimi­t nuk pritet ta lërë të ikë për më pak se dhjetë milionë euro, kjo edhe pasi kontrata e sulmuesit gjerman është e vlefshme deri në vitin 2020. Transferim­i i tij do të vijë vetëm nëse Bajerni përmbush kërkesat financiare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania