Panorama Sport (Albania)

Hyka: Tirana do ngjitet, ja pengu si bardheblu

“Me Panuçin s'kam folur, në Amerikë më vlerësuan për 1 vit”

- ADELA MERKO

Jahmir Hyka prej ditësh ndodhet në Shqipëri. Mbyllja e kampionati­t në Amerikë me San Hoze Wrthkuejks, ka bërë që mesfushori të kthehet në vendlindje për të pushuar. Për Tiranën ka gjithnjë mall dhe jo vetëm për qytetin, por edhe për ekipin e futbollit ku ka kaluar jo pak. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport"...

Jahmir Hyka prej ditësh ndodhet në Shqipëri. Mbyllja e kampionati­t në Amerikë me San Hoze Wrthkuejks, ka bërë që mesfushori të kthehet në vendlindje për të pushuar. Për Tiranën ka gjithnjë mall dhe jo vetëm për qytetin, por edhe për ekipin e futbollit ku ka kaluar jo pak. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", 29- vjeçari thekson se nuk e kishte menduar kurrë rënien e bardhebluv­e, megjithatë rikthimin e sheh më shumë se të realizuesh­ëm. Nuk kishte si të mos fliste për aventurën në MLS dhe vlerësimin që i është bërë brenda një viti, por në harresë nuk la as Kombëtaren. Edhe pse nuk ka folur me Panuçin, ai thekson se kuqezinjtë nuk e kanë mbyllur ende.

Jahmir, sa e ke ndjekur në këtë sezon Tiranën?

Jo edhe aq shumë, të them të drejtën. Por me aq sa e kam parë, mund ta them me bindje se kanë krijuar një ekip të organizuar mirë në çdo repart. Them se nuk do ta diskutojnë ngjitjen në Superiore.

E kishe menduar ndonjëherë që Tirana do të ishte në Kategorinë e Parë?

Asnjëherë nuk e kisha menduar. Por në fund të fundit, futbolli ndaj është i bukur, pasi është i paparashik­ueshëm. Ndodh gjithçka, ndoshta edhe ajo që kurrë nuk mund ta çosh

në mendje.

Çfarë të mungon nga Shqipëria dhe futbolli shqiptar?

Nga Shqipëria më mungon familja dhe shoqëria, normale, pastaj Tirona si qytet. E kam për zemër se këtu jam rritur. Ndërsa nga futbolli

shqiptar, jo shumë gjëra, për vetë faktin se në kohën kur unë isha këtu, kushtet nuk ishin të përshtatsh­me. Por tani është përmirësua­r ndjeshëm gjithçka.

Cili është momenti më i bukur si bardheblu?

Do veçoja fitimin e Kupës

kundër Dinamos në vitin 2011.

Po më i hidhuri? Momenti më i hidhur mbetet humbja në finalen e Kupës kundër Vllaznisë, në 2008 ose 2009, nuk e mbaj mend mirë.

Si po shkon aventura amerikane?

Amerika po më pëlqen shumë faktikisht. Është një kampionat në rritje. Me ekipin arritëm të hynim në "play-off", gjë që nuk ndodhte prej 5 vitesh, kështu që mund ta quajmë një sezon pozitiv.

Në më pak se një vit, je dominuar si lojtari "fair play" dhe për golin e vitit në Amerikë. Çfarë ndjesie të jep ky fakt?

Ndihem më shumë se mirë, nuk ka si të jetë ndryshe. Të lësh shenjë në një vend dhe kampionat të ri që në vitin e parë, është realisht pozitive. Por, mendoj se ky është vetëm fillimi për mua. Besoj se mund të bëj akoma edhe me mirë dhe shpresoj që vitin tjetër ta ndihmoj ekipin që të arrij objektivat.

Ke diçka më tepër se 7 vite larg Shqipërisë, çfarë ka ndryshuar te Hyka gjatë kësaj kohe?

Në fakt, kam 10 vite jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shkëputjen 6-mujore ku u riktheva te Tirana. Hyka nuk është se ka ndryshuar shumë, mbase tani kam pak më shumë eksperienc­ë dhe rrjedhimis­ht, pjekuri.

Kalojmë pak te Kombëtarja, a ke folur me Panuçin?

Jo, me trajnerin nuk kam folur.

E prisje që të mos ishe pjesë e listës së të grumbullua­rve për këtë miqësore?

Unë për momentin jam i dëmtuar dhe s'e besoj që do isha i gatshëm për këtë ndeshje, megjithatë komunikim nuk kam pasur me asnjë.

E ardhmja me Kombëtaren, një "raport" që do të vazhdojë apo mund ta quajmë të mbyllur?

Unë jam në kulmin e karrierës dhe ndihem mirë. E kam thënë gjithmonë, që të luaj për Kombëtaren, është krenari, kështu që s'ka arsye pse ta quajmë të mbyllur këtë marrëdhëni­e. Megjithatë, kjo nuk më takon mua. Është trajneri që i bën zgjedhjet.

Si t'u duk ekipi në Turqi dhe sa shpresë jep ajo fitore, edhe pse me 10 lojtarë?

Ekipi më pëlqeu shumë në fakt, sepse përveç aspektit defensiv në këtë ndeshje, guxuam në sulm, gjë që solli edhe fitoren. Kjo gjë jep shpresa edhe për vazhdimësi­në e Kombëtares, që gjithashtu, me afrimin e lojtarëve të rinj, mund të ketë një ecuri pozitive në eliminator­et e ardhshme .

Duke qenë se je pushim deri në fund të këtij viti, ke planifikua­r që të stërvitesh me Tiranën?

Si fillim, kam edhe 2- 3 javë pushim për arsye të dëmtimit që kam në gju, pastaj plani është që të filloj stërvitjen dhe normalisht, një mundësi është Tirana, gjithnjë nëse drejtuesit do më japin lejen, sigurisht.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania