Panorama Sport (Albania)

"Skënderbeu ekipi më i fortë, jemi mësuar me anulimin e golave"

-

Ditmar Bicaj mendon se Flamurtari është në rrugën e duhur. Në prononcimi­n e dhënë pas ndeshjes për mediat, autori i golit për vlonjatët, tha se pësimi i golit erdhi për shkak të shpërqendr­imit.

NDESHJA - "Natyrisht, që në këtë ndeshje duhet të kishim marrë fitoren. Pjesën e parë ishim më superiorë se Skënderbeu, ishim më agresivë. Me daljen e Sidibes, humbëm pak forcë. Edhe me aktivizimi­n e Muzakës, Skënderbeu u bë më i fortë".

GOLI I PËSUAR - "Pësimi ishte për shkak të shpërqendr­imit tonë." SKUADRA - "Jemi në rrugën e duhur dhe do të bëjmë më të mirën." TJETËR GOL I ANULUAR - "Anulimi i golit nuk na bën përshtypje. Jemi mësuar tashmë.

Pas çdo ndeshjeje shikojmë në televizor që na kanë bërë padrejtësi dhe na kanë anuluar gola. Kjo nuk është në dorën tonë, nuk kemi çfarë të bëjmë." KUNDËRSHTA­RI MË I

FORTË - "Do thosha Skënderbeu. Çdo ekip që luan ndaj korçarëve, ka vështirësi, sepse shtrihet mirë në fushë. Edhe Kukësi ka kualitete, por nuk e di pse ka disa rezultate jo pozitive." NUK FESTUAT - "Edhe shokët u çuditën pse nuk po festoja, por më pas e kuptuan." SJELLJA E ARBITRAVE, SKËNDERBEU DHE TE FLAMURTARI - "Nuk dua të merrem fare me arbitrat. Kemi drejtuesit që merren me arbitrat, por më vjen keq jo vetëm për golin sot (dje), por kemi pasur shumë kontestime. Janë specialist­ët që shohin çdo gjë." GOL ME KËMBË - "E desh fati që unë sot (dje) të shënoja me këmbë, ndërsa Gjergji me kokë. Muzaka u lodh më shumë, pasi unë vetëm e shtyva."

OBJEKTIVI I RADHËS - "Duhet të shikojmë përpara. Shkojmë në Lushnje për të fituar. E respektojm­ë Lushnjën, por duhet që të marrim tri pikët aty", deklaroi Bicaj në përfundim të ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania