Panorama Sport (Albania)

"Kamara toleroi te goli, deri në fund s’marrim penallti"

-

Flamurtari arriti të barazonte në shtëpi ndaj Skënderbeu­t kryesues, por edhe në këtë ndeshje nuk munguan rezervat për gjyqtarët. Në një prononcim për "Super Sport" pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Duro deklaroi se skuadra e tij ndihet e vjedhur dhe në qoftë se arbitrimi do të ishte korrekt, duhet të kishin marrë më shumë nga sfida.

Rezultati dhe momentet e kontestuar­a "Kompliment­e skuadrës për atë që ka dhënë. Kishim përballë Skënderbeu­n, që dihet forca e tyre. Sot (dje) e meritonim patjetër fitoren. Kemi shënuar, kemi mbyllur hapësirat e kundërshta­rit. Kam shumë rezerva për gjykimin. Në qoftë se goli i dytë ka qenë i rregullt, them se e kemi fituar takimin. ( Trajneri shikon pamjet filmike në televizion dhe më pas vijon.) Është gol i rregullt, as që nuk diskutohet. 11- metërsh nuk besoj se mund të marrim deri në fund të kampionati­t. Çfarë të bëjë skuadra më shumë?! Na anulohen gola të rregullt me dy skuadrat më të forta të kampionati­t, Skënderbeu dhe Kukës. As penallti nuk na japin. Çfarë të bëjmë ne?! Në qoftë se gjykimi do ishte korrekt, them se duhet të kishim marrë më shumë. Nuk është sjellje e mirë kjo, edhe për tifozët që e ndjekin skuadrën, edhe për lojtarët." Barazimet me Kukësin dhe Skënderbeu­n

"Barazimet me dy skuadrat më të mira të kampionati­t janë të pranueshme. Si u zhvilluan të dyja ndeshjet, kam mendimin se skuadra jonë ka merituar më shumë. S'kemi shpresa të marrim ndonjëherë 11-metërsha." Gabimet në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t… "Përgjegjës­ia e parë ishte te krosimi i golit nga Vangjeli, në të cilin toleroi Kamara pasi po i thosha që duhet të mos lejojë krosimin e tij nga ai kënd. Ne duhet ta kishim zgjidhur më shpejt situatën. Gabime, normalisht që ka, siç ishte në momentin e golit".

Sa e vështirë është të mundësh një Skënderbe me mungesa?

"Jashanica dhe Lilaj janë lojtarë me vlera, por trajneri kishte alternativ­a të forta si Aliti dhe Osmani për t'i zëvendësua­r. Nuk është mungesë ai lojtari çek. Nuk diskutohen mungesat te Skënderbeu. Edhe ne nuk kishim Veliun dhe Pollozhani­n. Ky i fundit është lojtar me vlera, por jam shumë i kënaqur me skuadrën. Duhej të ishim më të vëmendshëm në momentin e golit. Por në dy ndeshjet e fundit jam i kënaqur, duke qenë se një skuadër e re përballon ekipe si Skënderbeu e Kukësi. I jap nota shumë pozitive skuadrës", ka deklaruar Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania