Panorama Sport (Albania)

"Të përmirësoj­më startin, 'hetoj' për Shkodrën"

-

Në intervistë­n pas ndeshjes, trajneri Daja u shpreh se barazimi ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes me Flamurtari­n dhe gjithashtu tha se, pavarësish­t dëmtimeve, lojtarët e rinj që futen në fushë, duhet që të mbajnë ritmin e titullarëv­e. Në fjalën e thënë për "SuperSport", ai u shpreh se skuadra nuk duhet të reagojë pjesën e dytë. Jeni i kënaqur me barazimin?

Do të thosha që barazimi ishte rezultati më i drejtë. E filluam jo mirë pjesën e parë. Në kundërshti­m me lojërat që kemi bërë, duhet të ishim më të qetë në administri­m. Edhe mungesat bëjnë të vetën. Edhe Jashanica me Lilajn ishin mungesa për ne, apo edhe Muzaka që nuk ishte në gjendjen më të mirë. Në pjesën e dytë e rregulluam mentalitet­in, por nuk jam i kënaqur nga pjesa e parë. Lojtarët e rinj që futen në formacion duhet që të mbajnë ritmin e titullarëv­e.

Mendoni se nuk do të ketë rivalitet me gjendjen e Skënderbeu­t? Kampionati është i gjatë, ka ende shumë ndeshje. Nëse vazhdojmë këtë formë, jemi në rrugën e duhur. Treguam forcë karakteri, pasi ekipi ka mentalitet fituesi. Nuk duhet t'i lëmë që gjërat të mos shkojnë mirë pjesën e parë dhe më pas të reagojmë në të dytën. Shkodra, i nervozuar pas zëvendësim­it. Do ketë penalitet?

Nuk e kam parë, jo për të shmangur pyetjen. Nuk e kam parë reagimin e Shkodrës. Do ta shikoj me qetësi veprimin e tij. Brenda ekipit duhet të ekzistojë fryma e grupit. Do ta trajtojmë më me qetësi. Mendoj se ata që kanë luajtur gjatë fazës së parë, e kanë merituar. Unë e di se nëse penalizoj një lojtar, kjo do t'i kthehet gjithë ekipit në mungesë rezultates­h. Çdo lojtar duhet të tregojë vlerat kur i jepet mundësia.

E menduat të largonit një lojtar si Osmani, në vend të Gavazajt?

Osmani është një lojtar para mbrojtjes dhe e bën mjaft mirë ndryshimin e lojës nga mbrojtja në sulm. Në të dytën e bëri mjaft mirë. Nuk mund të shtonim lojtarë në sulm, pasi Flamurtari u tërhoq në mbrojtje. Edhe Gavazaj nuk ka akoma gjendjen optimale, prandaj u zëvendësua ai me Saitin. Nuk donim të prishnim ekuilibrat në lojë. A janë më të favorizuar­a ekipet që s'kanë lojtarë që vijnë nga avioni?

Një lojtar që vjen nga avioni, nuk ka për të luajtur kurrë në fushë. Por, nëse i referoheni Soues, kur vjen, pasi ka luajtur me ekipin kombëtar, do të thotë se është stërvitur dhe ka formë. Kjo nuk do të thotë se kemi futur në lojë lojtarë që vijnë nga pushimet. Kjo ndoshta nuk ishte data e duhur që Skënderbeu të zhvillonte ndeshje në kampionat, pasi kishim 4 lojtarë në ekipe kombëtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania