Panorama Sport (Albania)

Takaj “ngujohet” për 30 minuta, Idrizi përplaset me policinë

Trajneri për arbitrat: Në Vlorë na sjellin palaçot

- ERMAL SIKA

Pas shënimit të golit nga ana e Skënder beut, ka pasur tension në tribunën qendrore. Gazeta sjell gjithçka ka ndodhur gjatë dhe në përfundim të ndeshjes, si në tribunë, ashtu edhe në hollin e stadiumit.

KOR OFENDIMESH

Tifozët ofendojnë në kor presidenti­n Ardian Takaj. Ky i fundit, teksa nuk ka duruar dot, u është drejtuar tifozëve: "Çfarë keni, pse silleni kështu?!". Por kjo ka acaruar edhe më shumë tifozët, të cilët kanë vijuar edhe më keq ofendimet. Ndërkaq, administra­tori Idrizi u ka folur atyre që të ulin tonet, ndërsa i ka thënë Takajt që të mos shqetësohe­j. "NGUJOHET" TAKAJ

Pas përfundimi­t të ndeshjes, teksa po zbriste nga tribuna qendrore, një tifoz tenton të godasë presidenti­n Takaj, por ka ndërhyrë policia që, së bashku me punonjës të sigurisë fizike të stadiumit, kanë marrë në ruajtje Takajn. Presidenti i Skënderbeu­t është shfaqur i trembur nga kjo situatë, marrë shkas edhe nga një histori e ngjashme që ka pasur para disa vitesh, kur është qëlluar me bidon nga një tifoz në tribunën qendrore. Takaj është "ngujuar" dje në katin e dytë të stadiumit. Ai ka qëndruar aty për më shumë se 30 minuta, ndërsa është shoqëruar nga Idrizi. Takaj ka dalë nga stadiumi rreth orës 19:20 minuta. INCIDENTI

Por, pas ndeshjes është shënuar edhe një incident tjetër. Protagonis­t ka qenë një punonjës i stadiumit. Pas ndeshjes, ai është kapur me fjalë me një punonjës të policisë kriminale, i cili ishte i veshur civil. Punonjësi i stadiumit ishte i revoltuar për shkak të episodeve të ndeshjes dhe gjykimit dhe ka ofenduar gjyqtarët. Polici i ka kërkuar që të ruajë qetësinë. "Çfarë ke? Pse ofendon?", i ka thënë polici. Por punonjësi i klubit i është drejtuar: "Kush je ti?". Kjo ka bërë që të dy të përleshen edhe fizikisht. Në këtë moment ka ndërhyrë administra­tori Idrizi, por është ndalur nga një punonjës policie. "Ore, kush jeni ju? Turp të keni! Një burrë 60vjeçar flet dhe shan edhe pse është punonjës policie. Më hoqi krahun nga vendi tjetri. Ç'bëni kështu ore?!", u ka thënë Idrizi policëve. Në katin e parë, Idrizi ka komunikuar edhe me shefin e rendit, ndërsa gjërat janë qetësuar. Forcat e policisë, që ishin të shumta në numër, kanë shoqëruar më pas jashtë stadiumit deri në dalje të Vlorës gjyqtarët dhe futbollist­ët e Skënderbeu­t. TRAJNERI

Shpëtim Duro është shfaqur shumë i acaruar pas ndeshjes së djeshme. Trajneri i Flamurtari­t, përpara se të dilte para medias, ka pasur një bisedë të shkurtër në distancë me vëzhguesin. "Çfarë i keni këta palaço që sillni këtu?! I hapin mirë sytë këta?", i ka thënë Duro duke iu ankuar për gjyqtarët. Më pas, Duro ka takuar Idrizin. "Hë e pe ç'na bënë. Prapë e njëjta histori", i tha Duro Idrizit. Administra­tori ia kthen: "Nuk ka gjë profesor, mos u mërzit. Ekipi sot (dje) ishte super".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania