Panorama Sport (Albania)

Shkodra shkelma në stol, goditet anësori

-

Dje, pati disa momente pikante gjatë ndeshjes që nuk janë vënë re në televizion: Gjithçka ka nisur me festë në stadium, me skenografi dhe atmosferë si asnjëherë më parë. Para ndeshjes, vajzat e grupit të kërcimit kanë performuar me flamur të madh. Fishekzjar­rë e tullumbace. -Përpara nisjes së takimit, administra­tori Sinan Idrizi është parë për 15 minuta bashkë me presidenti­n e Skënderbeu­t, Ardian Takaj. Diskutime dhe buzëqeshje prej batutave mes të dyve. -Rreth 5000 tifozë të pranishëm, por në tribunën qendrore është vënë re edhe një lloj kaosi. Shumë tifozëve nuk u përkonte bileta me numrin e vendit ku duhet të uleshin. Disa ishin edhe pa biletë. -Inaugurohe­t tabela e re elektronik­e. Por në minutën e 30të të pjesës së parë, ajo ka ngecur pak çaste dhe më pas ka qenë dy minuta mbrapa. -Pollozhani ishte në tribunë prej kartonëve, bashkë me Veliun. -Flamurtari dje është ndjekur nga afër nga një tifoz i veçantë. Ish- fizioterap­isti kroat i vlonjatëve, Dario Zrnic, kishte udhëtuar direkt nga Zagrebi. Zrnic ka qenë pjesë e Flamurtari­t në sezonin 2008-2011. -"Historinë që bëjnë djemtë e Vlorës, nuk e bëjnë lepujt e dëborës". Kjo ishte banderola që u shpalos gjatë ndeshjes nga "Flota Kuqezi". -Donjet Shkodra u pa i mërzitur dje pasi la fushën e lojës. Ai duket se nuk e priti mirë zëvendësim­in dhe i nervozuar ka goditur me grusht stolin e pankinës, si dhe një nga bidonët e ujit. U vërshëllye në dalje nga tifozët dhe nuk i dha dorën Muzakës. -Gjergji Muzaka ofendohet nga tifozët vlonjatë pas ndeshjes. Ish-lojtari i Flamurtari­t e ka kapërcyer me qetësi, teksa ka ngritur supet: "Çfarë keni me mua?", është shprehur ai. -Anësori është goditur me sende të forta në tribunën përballë nga tifozët, për të cilin u ndërpre ndeshja për disa minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania