Panorama Sport (Albania)

Laçi vlerëson Dostin: Dita më e lumtur e jetës sime

-

Edmond Dosti, ish-sulmuesi i shquar i Laçit, Partizanit dhe ekipit tonë kombëtar, ishte në epiqendër të vëmendjes së opinionit sportiv të Laçit. Dje "Mokja" u gjend pas gati më shumë se dy dekadash, pikërisht në qytetin ku nisi shpërthimi i karrierës sportive. Një ftesë e bërë nga kryebashki­aku i Kurbinit, z. Artur Bardhi, është pasuar me një axhendë të ngjeshur të ish-bomberit bardhezi në Laç. Fillimisht Edmond Dosti është pritur nga kryetari Bardhi dhe stafi i tij, ndërsa më pas "legjenda" është gjetur mes miqsh dhe dashamirës të shumtë. Kreu vendor, pasi solli në vëmendje të të pranishmëv­e kontributi­n e Dostit për futbollin e bardhezinj­ve, i ka akorduar atij "Certifikat­ë Mirënjohje". Mes emocioneve, ish-sulmuesi, që realizoi 36 gola në dy edicione ('88-'89) me kurbinasit, u shpreh se ndihej tepër i surprizuar dhe i vlerësuar nga klubi dhe Bashkia Kurbin. "Është dita më e bukur e jetës sime. E besoni apo jo, por jam shumë i surprizuar nga pritja dhe vlerësimi që më bëhet. Majat i kam pasur me Laçin dhe me Partizanin, me të cilin u shpalla kampion, më pas në Olimpia Ljubjanë dhe Kombëtaren shqiptare. Motivimi gjithnjë ka qenë maksimal, por ato nuk vlejnë asgjë përpara këtij vlerësimi që për mua mbetet super i veçantë. Falënderoj përzemërsi­sht kryetarin dhe mikun tim Artur Bardhi dhe të gjithë qytetarët e dashamirës­it e sportit këtu", u shpreh Dosti pas vlerësimit. Më pas ish- futbollist­i që jeton në Grac të Austrisë është ndalur te Partizani. I ka munguar një ftesë në festen që klubi i kuq organizoi vitin e kaluar dhe kjo situatë e ka bëre të ndihet disi keq, por më pas klubi ka kërkuar falje ( harresë), dje gjithçka është kthyer në normalitet: "I ka takuar Partizanit, klubit tim të parë të më ' njihte' pak më tepër. Jo se klubit të zemrës i mungojnë ikonat, por së paku një ftesë për të asistuar në ditëlindje­n jubile të klubit me të cilin u shpalla kampion, duhej të vinte. Megjithatë, gjërat janë sistemuar dhe unë e dua Partizanin si më përpara, më shumë se asgjë tjetër sportive".

PËR NDESHJEN - Ndërkaq ndeshjen Laçi-Partizani, Dosti, si i ftuar nderi, e ka ndjekur nën shoqërinë e kryebashki­akut Bardhi, presidenti­t bardhezi Pashk Laska dhe autoritete­ve të shumtë të klubit të Partizanit. Në fund Dosti shprehu opinionin e tij për takimin dhe skuadrat. "U luajt në një terren model. Si nata me ditën në kohën time me atë brez të shkëlqyer futbollist­ësh. Sot nuk më takon të atakoj askënd, por një gjë dua të them. U gëzova për golin e Laçit dhe u dëshpërova për humbjen e Partizanit. Pashë vendasit shumë të motivuar. Brenda grupit dallohet cilësi dhe jam i bindur se do shkojnë mirë. Ndërsa sot (dje), nëse do gjeja një copëz zhgënjim, ai vjen nga fakti se Partizani bëri shumë pak në fushë. E kam thënë se jam për elementë e drejtues vendas, por me keqardhje them se Partizanit i mungojnë liderët. Le të shpresojmë se Starova dhe drejtuesit do të operojnë në janar për të ndryshuar situatën", përfundoi Edmond Dosti. Isuf Myrtaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania