Panorama Sport (Albania)

Staro!a" Partizani !uan të shkuarën, s’di të reagojë

ë fillim mora sinjale të mira, por bëjmë gabime foshnjarak­e

-

Me ardhjen e Sulej man Starovës në krye të Partizanit, pritet që të vinte edhe kthesa, por kjo nuk ka ndodhur. Ndryshe nga herët e tjera, dje "Bobi" ka debutuar me humbje në Laç dhe në deklaratën që dha pas ndeshjes për "Supersport" trajneri sqaroi edhe arsyet e disfatës. Sipas tij, skuadra vuan nga ana psikologji­ke prej periudhës jo të mirë që ka kaluar me trajnerin Iuliano. Starova deklaroi se mori një përgjigje pozitive nga skuadra në pjesën e parë, por u ndëshkuan nga një gabim foshnjarak. Ai pret më shumë, veçanërish­t nga titullarët, për të kaluar këtë periudhë krize të Partizanit.

Ndryshimet në stol sjellin diçka pozitive. Çfarë ndodhi te skuadra pas golit?

Pjesa e parë ishte e pëlqyeshme. Kundërshta­ri ishte i fortë, edhe era ndikoi. Mora një përgjigje pozitive nga skuadra, por pësuam një gol foshnjarak sapo filloi pjesa e dytë. Edhe Batha reagoi keq, gjendje e rënduar që vjen nga momenti jo i mirë shpirtëror që ka kaluar skuadra. Lojtarët më pas bënë gabime foshnjarak­e. Humbëm një trepikësh, por do kemi kohë të analizojmë. Skuadra duhet të reagojë më shumë pasi pëson. Prisja maksimumin prej lojtarëve, por disa nuk më mbushën pritshmëri­të.

Si e keni menduar ta zgjidhni çështjen e sulmit?

Kemi përveshur mëngët për të punuar për të gjitha çështjet negative. Kemi marrë "lopatën" për të rregulluar këto mangësi. Përveç anës psikologji­ke, që skuadra vuan nga e kaluara, nuk arriti të reagonte.

Merrni një ekip që nuk e keni ndërtuar vetë. Do të bëni ndonjë spastrim në merkaton e dimrit?

Ne mendojmë për ndeshjen e radhës me Kukësin. Kemi vetëm një rrugë, të vazhdojmë

të bashkuar. Të eliminojmë të metat. Pres që të luajmë akoma më mirë. Do të analizojmë edhe punën e çdo lojtari gjatë këtyre ndeshjeve që kanë mbetur.

Kaq shumë e ka denatyrali­zuar Mark Iuliano Partizanin?

Partizani nuk është mësuar

ta shohë veten këtu, të gjithë e kuptojnë shumë mirë se sa e vështirë është të dalim nga kjo gjendje. Ky është profesiona­lizmi në futboll. Titullarët duhet t'i kalojnë këto vështirësi dhe kemi 3 faza për të përmirësua­r.

Arbitri Klajdi Kola2 Kam vendosur që nuk do të flas për arbitrat.

Sa ua keni transmetua­r lojtarëve përgjegjës­inë që duhet të marrin dhe ta n3jerrin Partizanin nga kriza?

Ne flasim në mënyrë konkrete. Kërkoja nga titullarët që të jepnin rendiment të lartë. Për skuadrën që kam në dispozicio­n,

i kam bërë të gjitha ndryshimet. Një nga faktorët kryesorë të kësaj situate është e shkuara jo e mirë e ekipit dhe kështu shfaqen gabime, nga mungesa e qetësisë. Vjet ishim skuadra më e mirë dhe dua rendimenti­n e atyre lojtarëve që ishin edhe sezonin e kaluar. Kam bërë ndryshimet e mia dhe ky ishte mendimi i stafit dhe lojtarëve për ta nisur kështu. Nuk flas për fajin tim, por po bëjmë një analizë të skuadrës, pasi prisja shumë prej saj. Pëson gol dhe nuk reagon për 20 minuta... Ka mungesë qetësie dhe frikë nga rezultati.

 ?? Foto: Partizani. al ?? Rexhinaldo në dyluftim me Atandën
Foto: Partizani. al Rexhinaldo në dyluftim me Atandën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania