Panorama Sport (Albania)

Mezani: Me këmbë në tokë, të mos futemi në presion objektivas­h

-

Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, u shpreh më se i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Partizanit. Në prononcimi­n për "Supersport", vlonjati tha se e kishte përgatitur ndeshjen me mjaft kujdes dhe se skuadrën nuk duhet ta fusin në presion duke i vendosur objektiva. "Më shumë se i kënaqur nuk mund të jem pas kësaj fitoreje. Morëm trepikësh, ishte shumë e rëndësishm­e ta fillonim mirë. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, duke sfiduar edhe erën. Pjesën e dytë goli erdhi shumë shpejt dhe u mundëm të ishim në ekuilibër duke e mbrojtur rezultatin mjaft mirë. E ndërtova lojën që të ishim të kujdesshëm në goditjet standarde, pasi aty Partizani është mjaft i rrezikshëm. Arritëm që të sistemohes­him me kalimin e lojës, sepse ishim jashtë detyrave në momentet e para të takimit. Objektivat? Ne jemi një skuadër që duhet të rritemi dhe të marrim pikët e duhura për të qenë të qetë. Kampionati është i gjatë dhe do të bënim gabimin më të madh për të futur skuadrën në presionin objektivas­h. Si në Laç, edhe në Vlorë është e njëjta gjë, kur puna bëhet me pasion. Në Laç jam si në Vlorë. Të gjithë më ndihmojnë për ta bërë punën mirë. Unë e bëj punën me pasion", u shpreh fillimisht Mezani. Ndërsa pyetjes se Rexhinaldo mund të bëjë Xhejmsin e dikurshëm te Laçi, trajneri u përgjigj: "Ne qëndrojmë me këmbë në tokë. Jemi një skuadër me çuna të rinj. Rexhinaldo është një lojtar cilësor. Duhet të shfaqemi të bëjmë mirë, duhet që lojtarët ta justifikoj­në besimin për të qenë pjesë e Kategorisë Superiore. Rexhinaldo është një forcë e shtuar në skuadrën tonë dhe është luks të kesh një sulmues si ai".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania