Panorama Sport (Albania)

Bind Kamza, dorëzohet Kukësi

Verilindor­ët i shpëton nga humbja në kryeqytet një gol i Rrumbullak­ut nga 40 metra

- ARMAND HALILI

Kamza nuk mund të quhet më surpriza e kampionati­t pas barazimit të marrë dje në fushën e saj ndaj Kukësit, ku, nëse skuadra e Ndreut do të ishte treguar pak më e kujdesshme, mund të kishte dalë edhe me një trepikësh. Gjithsesi, një pikë ndaj kampionëve është pozitive për kryeqyteta­sit, të cilët tashmë janë të qetë sa i takon objektivit primar, të mbijetesës në Superiore, pasi kanë hedhur hapa të kujdesshëm. Ndërsa, Kukësi nuk ka përfituar nga ndalja e Skënderbeu­t dhe vazhdon të jetë shtatë pikë larg kreut. Edhe pse trajneri Milinkoviç kishte disa të rikthyer në formacioni­n e skuadrës së tij në ndeshjen e djeshme, fitorja vazhdon të mungojë dhe i djeshmi ishte barazimi i tretë rresht në Superiore.

PJESA E PARË - Të ndikuar edhe nga kërkesa e dy presidentë­ve për të marrë fitoren me çdo kusht në këtë ndeshje, dy skuadrat e nisin mjaft mirë takimin dhe rastet për shënim nuk mungojnë. Të parët që do të rrezikojnë janë vendësit me anë të Frashërit, i cili gjen hapësira në të majtë të sulmit të skuadrës së tij dhe pason për Plakun, që gjuan fort, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Ka drithërima te miqtë, por në aksionin e radhës ato do të kalojnë te vendësit. Kundërsulm i shpejtë i kampionëve dhe Ethemi del përballë Halilajt, por në momentin e fundit mesfushori gjuan keq dhe topi del jashtë. Milinkoviç nuk u beson syve, ndërsa kamzalinjt­ë ketë herë janë me fat. Pas vrullit të fillimit, loja zhvendoset në mesfushë dhe gjuajtjet në drejtim të portave kundërshta­re janë kryesisht nga distanca, ose me krosime nga krahët, çka nuk sjell shumë vështirësi për kundërshta­rët. Por, gjithsesi, goli nuk do të vonojë dhe në minutën e 27-të Kukësi arrin të gjejë golin e avantazhit. Fushtar gabon në një kthim topi me kokë të Halilaj dhe përfiton Kale, i cili, pas një përplasjej­e me portierin, arrin të kontrolloj­ë sferën dhe me portën e boshatisur shënon. Pavarësish­t pësimit, Kamza nuk dorëzohet dhe hidhet në sulm. Të besuarve të trajnerit Ndreu i nevojiten 14 minuta për të barazuar, ku në të 41' Plaku lëshon një silurë nga një distancë rreth 20 metra dhe lë të palëvizur portierin Koliçi.

PJESA E DYTË - Kamza e nis fraksionin e dytë të takimit aty ku e la. Ymeraj detyron Koliçin që të "fluturojë" për të grushtuar dhe shmangur golin. Megjithatë, vendësit nuk dorëzohen dhe, në këto minuta, janë superiorë. Frashëri del bukur në krah dhe kroson për Plakun,

që, megjithëse shtatshkur­tër me kokë, arrin ta kalojë ekipin e tij në avantazh. Pas shënimit të golit, Kamza vendoset mirë në fushë dhe mundohet ta mbajë larg portës së saj kundërshta­rin. Por, kjo nuk mjafton. Rrumbullak­u në minutën e 76-të

nga 40 metra arrin të realizojë një supergol. Mbrojtësi gjuan fort dhe gjen të papërgatit­ur portierin Halilaj, që nuk mund të bëjë asgjë për të ndalur sferën. Në minutat e mbetura të takimit, Kukësi kërkon me ngulm golin e fitores, por nuk ia del.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania