Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: Mbaj përgjegjës­i, humbëm shumë raste

-

Trajneri i skuadrës së Kukësit, Mladen Milinkoviç, u shpreh se skuadra e tij duhet të ishte treguar më e saktë në finalizimi­n e rasteve që i janë dhënë për shënim. "Loja ishte e mirë për tifozët, por nuk ishte e mirë për trajnerët. Besoj se pjesa e parë ishte më e bukur. Të dy ekipet krijuan raste dhe shënuan nga një gol. Në pjesën e dytë në 15 minutat e para nuk u futëm mirë në lojë. Ishim me fat që barazuam. Në pjesën e parë humbëm shumë raste dhe duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Ashtu si në ndeshjen me Flamurtari­n, edhe sot (dje) kishim dy raste të pastra me Ethemin dhe Bakajn", tha trajneri që sqaroi edhe aktivizimi­n e Alijevit dhe problemet në mbrojtje. "Alijev u fut pasi ishim në disavantaz­h. Deshëm të luanim me dy pyka dhe të luanim me krosime nga krahët. Nuk e bëmë këtë gjë. U munduam ta qarkulloni­m topin dhe të dilnim në krah, por nuk ia arritëm. Mbrojta bëhet nga i gjithë ekipi. Në golin e parë nuk e bllokuam dot Plakun në kohë. Në golin e dytë, Ethemi nuk mbylli dot dhe e la Plakun të shënojë", tha trajneri në "SuperSport". Ndërsa për "TVSH" ai foli edhe për Allën dhe rrezikun e shkarkimit. "Kur ekipi nuk ecën, atëherë përgjegjës­inë e ka trajneri, por do të shoh. Ndërsa për Allën nuk ka asnjë dënim", ka thënë Milinkoviç. Megjithatë, trajneri serb ka lënë në stol qendërmbro­jtësin që shihej si një nga lojtarët e pazëvendës­ueshëm në skuadër. Kukësi vazhdon të çalojë në mbrojtje, edhe pse ishin kthyer Hallaçi e Shameti, por të dy nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania