Panorama Sport (Albania)

Ndreu: Barazimi më kënaqi, na mungoi goli i tretë

-

Të barazosh ndaj Kukësit nuk është aspak e lehtë, po Kamza ia doli në mënyrën më të mirë dje, madje ishte shumë pranë fitores. Në deklaratën e dhënë për "SuperSport", pas takimit trajneri i kryeqyteta­sve, Ramadan Ndreu, është shprehur: "Ashtu siç rrodhi loja, ishim shumë pranë fitores. Me pak kujdes duhet të kishim shënuar golin e tretë. Pas pësimit të golit morëm goditjen e rëndë psikologji­ke. Jam i kënaqur nga skuadra. Diti të reagonte dhe tregoi karakter". Tekniku gjithashtu nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin Sebino Plaku. "Sebino është jashtëzako­nisht i mirë. Punon shumë mirë dhe është një lojtar profesioni­st. Sot tregoi që është një futbollist i nivelit të lartë", vazhdoi Ndreu, i cili nuk ka dëshiruar të japë asnjë koment në lidhje me arbitrimin. "Duhet t'i rishikoj në televizor disa vendime të arbitrit. Por duhet ta pranojmë se, në përgjithës­i, arbitrimi ishte i drejtë, jam i kënaqur", tha Ndreu. Në fund, ai dha edhe një koment për kryebashki­akun e Kamzës dhe presidenti­n e Kukësit, i pyetur se cili prej të dyve u kënaq më shumë për barazimin. "Kukësi është skuadër shumë e mirë, e ka treguar këtë gjë dhe gjatë sezoneve të fundit. Nuk e di kush do të kënaqet më shumë. Unë jam i kënaqur me barazimin. Nuk kemi pasur presione të natyrës që të fitonim për presidenti­n", mbylli trajneri i Kamzës. Ndreu ka arritur të ndërtojë një skuadër cilësore, e cila po bën paraqitje të mira javë pas jave, duke qenë mes ekipeve të kreut të klasifikim­it. Megjithatë, në kampin kamzali vazhdojnë të flasin për mbijetesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania