Panorama Sport (Albania)

Gjici i jep besim trajnerit: Në janar gati spastrimet

“Kush nuk bind deri në dhjetor, do të largohet”

- ABDULLA DUSHKU

Barazimi duket se nuk e ka mërzitur aspak presidenti­n e Kukësit, Safet Gjici, i cili, pas ndeshjes së djeshme në një prononcim për mediat, i ka dhënë besimin për të vazhduar punën trajnerit Milinkoviç. Por, nga ana tjetër, ai ka paralajmër­uar largime në janar për ata lojtarë që nuk kanë bindur, duke i zëvendësua­r me futbollist­ë që do të afrohen në merkato, gjithmonë në bazë të kërkesave të trajnerit.

Ishte i pranueshëm ky barazim, apo prisnit fitoren?

Patjetër që prisja fitoren, por duke parë se lojtarët sa janë kthyer nga dëmtimet dhe ende nuk janë në gjendjet e tyre më të mirë, edhe barazimi është i pranueshëm. Edhe pse për Kukësin barazimi nuk duhet të jetë asnjëherë i pranueshëm. Megjithatë, tani që i janë kthyer të gjithë lojtarët, do të ketë mundësi të ndërtojë formacioni­n më të mirë. Ekipi nuk ka qenë i plotë. Ndërsa Kamza ka një ekip të mirë. Barazoi ndaj Skënderbeu­t, mposhti Partizanin dhe na mori edhe neve një barazim, çka tregon se në shtëpi është ekip i fortë. Nuk jam i kënaqur me barazimin, pasi ekipi kampion duhet të ketë më shumë eksperienc­ë në këto ndeshje. Por, futbolli është i tillë.

Sa të vështirë do ta ketë Kukësi që të mbrojë titullin kampion, duke parë dhe rivaliteti­n e fortë e diferencën me kreun?

Nuk duhet të harroni se, një sezon më parë, kemi qenë tetë pikë diferencë me kreun dhe kemi arritur ta fitojmë titullin. Është ende herët të flasim, duke qenë se ka shumë ndeshje. Nuk duhet të gabojmë, pasi është e pafalshme për të gjithë. Por, dua të theksoj se Milinkoviç është trajneri profesioni­st që rrallë ka ardhur te Kukësi. Ai ka besimin tim të plotë të Kryebashki­aku Mziu duke takuar presidenti­n e Kukësit, Safet Gjici vazhdojë punën dhe të kërkojë më të mirën edhe nga lojtarët që janë rikthyer. Më pas do të shohim merkaton e janarit për ndonjë ndërhyrje ku ka nevojë skuadra dhe besoj se do të bëjmë një ekip konkurrues. Barazimi nuk na tremb aspak. Ndërkohë lojtarët që u rikthyen ishin shumë dobët, sidomos Hallaçi, i cili ndoshta e ka edhe nga mosha.

Pritet të ketë largime në janar nga grupi aktual i futbollist­ëve?

Nuk jam i kënaqur nga një pjesë e lojtarëve, të cilët nuk kanë dhënë maksimumin dhe deri në dhjetor, kur mbyllet pjesa e parë e kampionati­t, do të shikojmë paraqitjen e tyre dhe bashkë me trajnerin do të vendosim.

Në cilët reparte ka pasur më shumë mangësi?

Mund të them se në merkato do të ndërhyjmë nëse trajneri do të ketë nevojë për lojtarë që bëjnë diferencën. Ne do t'ia plotësojmë kërkesat që ai të rrijë i qetë. Ekipi, edhe në ndeshjen e sotme ( dje), ka shfaqur probleme në mbrojtje dhe mesfushë dhe në këto reparte do të

ketë ndërhyrje për një ekip kompetitiv.

Do të kërkoni me çdo kusht fitoren në ndeshjen e radhës ndaj Partizanit?

Ne duam që të fitojmë çdo ndeshje. Nuk mendoj se trajneri dhe skuadra që ka ndërtuar do të qëndrojnë me barazime, pasi do të dalë edhe te fitorja dhe besoj se ndeshjen e radhës do ta arrijmë atë. Por, nuk ka kusht për fitore te Kukësi, pasi jemi një skuadër që e kërkojmë gjithmonë atë dhe jo për ndeshje të veçanta. Jam i bindur se edhe ekipi do të nxjerrë përgjegjës­itë e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania