Panorama Sport (Albania)

Magani gjen qetësi: Tani dua vazhdimësi

Trajneri mbledh ekipin: Më pëlqyen lojtarët e stolit, treguat që jemi një familje

-

Nuk ka pushim për Teutën. Pas suksesit në transfertë­n e Gjirokastr­ës, "Djemtë e detit" u janë rikthyer menjëherë përgatitje­ve në terren për ndeshjen e 11- të të Superiores. Kundërshta­ri i radhës është Vllaznia, kuqebultë nuk po kalojnë një moment të mirë dhe durrsakët duan të shfrytëzoj­në këtë moment për të vijuar me ecurinë pozitive. Ditën e djeshme, Gugash Magani preferoi të zhvillonte vetëm një seancë stërvitore, e cila u krye paradite. Në dispozicio­n të tij ishte i gjithë grupi i futbollist­ëve. Përtej zhurmës së krijuar dhe akuzave të shumta që vinin nga kampi rival, suksesi me Luftëtarin ka rikthyer harmoninë në ekip. Dhe kjo u pa qartazi mes lojtarëve, që u shfaqën entuziastë. Përpara fillimit të përgatitje­ve, si zakonisht trajneri peqinas i mblodhi të gjithë futbollist­ët për të zhvilluar një mini- analizë. Ai përgëzoi të tijtë për fitoren e arritur në javën e 10- të të Superiores dhe kërkon që e njëjta frymë të ruhet në vazhdimësi. "Ky është ekipi që dua. Bravo çuna, të vazhdojmë kështu dhe të mos ndalemi më. Në Gjirokastë­r më keni dhënë sinjale shumë pozitive, atë që kam kërkuar prej javësh nga ju. Përveç të gjithash, më pëlqyen edhe lojtarët e stolit, të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin ekipin. Ky është grup, ajo që ju kam thënë gjithmonë, me Luftëtarin treguam se jemi vërtetë familje", u tha Magani lojtarëve para stërvitjes për sfidën me Vllazninë. Më pas, lojtarët u ndanë në dy grupe, ata që u aktivizuan bën vetëm disa ushtrime të lehta dhe kryesisht shtrydhëse për të rikuperuar energjitë. Ndërkohë pjesa tjetër u stërvit normalisht me stafin teknik që aplikoi ndër të tjera ushtrime force dhe tekniko- taktike. Për ndeshjen kundër Vllaznisë, trajneri peqinas e ka të gjithë grupin e gatshëm pasi edhe mesfushori Ardit Hila, që ishte i pezulluar për shkak kartonësh, e shleu dënimin në takimin me Luftëtarin. Drilon Xhepollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania