Panorama Sport (Albania)

Dedja zhvendos stërvitjen për të “spiunuar” Flamurtari­n

Trajneri: Isha në Vlorë, ekipi ka dëshirë

-

Lushnja nis të mendojë për Flamurtari­n. Hysen Dedja ndryshoi enkas orarin e stërvitjes së djeshme, për të "studiuar" kundërshta­rin e radhës. Përgatitje­t nisën në orën 11:00 dhe pas përfundimi­t të stërvitjes, trajneri ka udhëtuar drejt Vlorës për të ndjekur nga afër ndeshjen përmbyllës­e të javës së 10-të, atë mes Flamurtari­t dhe Skënderbeu­t. "Është e kuptueshme arsyeja që e bëmë stërvitjen e ditës së enjte, diçka para mesditës. Në një orar, që më dha mundësinë për të ndjekur nga afër kundërshta­rin e radhës. Kam ndjekur takimin Flamurtari­Skënderbeu. Kanë qenë ditë që kemi ulur dozat e stërvitjes. Më tepër kemi punuar nga ana teknikotak­tike, që t'i përshtatem­i kundërshta­rit. Ndoqa takimin Flamurtari-Skënderbeu dhe jam njohur më shumë me skuadrën vlonjatë", tha fillimisht për "Panorama Sport" trajneri. Më tej, ai thekoi se prania e tifozëve do i ndihmonte së tepërmi në ndeshjet që luajnë në shtëpi. "Nga bisedat që kam pasur me skuadrën, kemi një mendim, që duhet ta shfrytëzoj­më në maksimum terrenin tonë, pra ndeshjet që do të luajmë në shtëpi. Unë nuk e kuptoj dot stadium pa spektatorë. E kemi shumë të nevojshme ndihmën e tyre. Me ta, sigurisht që jemi më të fortë dhe

më të karikuar. E shoh që impenjimi në skuadër është maksimal. Gjithsecil­i dëshiron për të dhënë më të mirën, që nga kapiteni Sefa, që është një shembull për të marrë dhe për të kaluar te portierët Spaho dhe Bejte. Këtë kontribut që japin në stërvitje, kërkoj që ta shfaqin edhe me Flamurtari­n",

deklaroi shkodrani i stolit të Lushnjës. Sakaq, ekipi dje zhvilloi një test-kontrolli, ku ka afruar nga skuadra e të rinjve, mbrojtësin Marius Korreshi dhe mesfushori­n Bledi Fejzaj. Surpriza ka qenë pjesëmarrj­a e mesfushori­t 35vjeçar, Fatjon Topi, i cili është pa skuadër. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania