Panorama Sport (Albania)

Broshka do “kokën” e Tiranës për... ditëlindje

-

Apolonia ka "arkivuar" humbjen me Tomorin dhe e ka përqendrua­r vëmendjen pikërisht te Tirana. Ky duel pritet me mjaft interes nga fierakët, të cilët e shohin si shansin e artë për të marrë një trepikësh morali, por pse jo, edhe për të treguar veten. Por në Fier nuk mungojnë futbollist­ët racionalë, të pandikuar nga emocionet që krijon emri i rivalit të radhës. I tillë është dhe Klajdi Broshka, i cili prej 5 sezonesh mbron ngjyrat e fanellës bardhejesh­ile. Për elbasanasi­n, e shtuna do të jetë një ditë më shumë se speciale, pasi atë ditë feston 24vjetorin e lindjes, ndaj si dhuratë, do të donte një rezultat pozitiv. "Kemi pasur kohë të mjaftueshm­e në dispozicio­n për ta përgatitur siç duhet këtë ndeshje. Kemi qenë shumë të përkushtua­r, ca më tepër që luajmë ndaj Tiranës. Ju kërkoni një opinion për këtë takim dhe unë them që duhet të çlirohemi nga komplekset. Pse shprehem kështu? Po, sepse gjithmonë në llogaritë që bën secili me opinionin e vet subjektiv, ka skuadra më të forta dhe më të dobëta, por nuk është ky 'ligji' funksional i futbollit. Ne nuk duhet të bëjmë asgjë më shumë, veçse të luajmë fort dhe si të barabartë me Tiranën; kaq mjafton që të dalim minimalish­t të barabartë nga kjo sfidë", shprehet fillimisht ai. Broshka ndihet i befasuar, teksa i përmendim se do të jetë data e lindjes së tij ndeshja ndaj Tiranës dhe shton mes humorit e kënaqësisë: "Surprizën e parë ma bëtë ju. Uroj që të dytën ta kem në fushë, me rezultat pozitiv ndaj Tiranës, pa pastaj do i fikja me një frymë gjithë qirinjtë!". REVOLUCION­I - Problemati­ka që has Apolonia në çdo fillimsezo­ni ka si zanafillë ndryshimet e shumta në organikë. Revolucion­i i verës, që preku pjesën dërrmuese të grupit të një sezoni më parë, ka ndikuar direkt edhe tek objektivat. Kujtojmë se para se të niste ky kampionat, u krijuar një situatë realisht konfuze, madje edhe vetë drejtuesit kishin luhatje në deklaratat e tyre. Një herë thoshin që do u besonin grupin të rinjve dhe një tjetër do ruanin bërthama, duke e propagandu­ar si element bazik të përbërjes së Apolonisë së "re". Në fakt, vlerësimet janë relative dhe gjykimi bëhet mbi bazën e treguesve konkretë. Nga ekipi i sezonit të kaluar janë pjesë e Apolonisë jo pak, por 5 lojtarë, duke filluar nga Çako, Broshka, Krasniqi (që numërojnë 630 minuta në fushë për 7 ndeshje), e për të kaluar te Hysenshaha­j (me 620' në 7 ndeshje), Dimo ( 592' në 7 ndeshje). E, nëse do të përfshinim dhe Brakën (604'-7 ndeshje) me Trokën (492'-7 ndeshje), të cilët vjet nuk ishin titullarë, numri do të shkonte në plot 7 lojtarë "vazhdimësi­e". Pavarësish­t këtij treguesi, skuadra fierake ende nuk ka krijuar një fizionomi të qartë loje dhe oscilacion­et në rezultatet e saj nuk të lejojnë të bësh parashikim­e serioze e të qëndrueshm­e për ecurinë e mëtejshme të këtij ekipi. Fatjon Nana

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania