Panorama Sport (Albania)

Humbja tronditi Besëlidhje­n, në Lezhë kërkojnë kthesën e madhe

-

Lezhjanët e Besëlidhje­s po përgatiten në drejtimin e trajnerit Gledis Lani për ndeshjen e radhës ndaj Korabit, që do të luhet të shtunën në Lezhë. Ndonëse si fillim u duke se humbja ndaj Kastriotit do të kapërdihej nga stafi, por kjo konkludoi ndryshe, ndonëse me vonesë që çoi në largimin e trajnerit Anteu Pepaj dhe heqjen e shiritit të kapitenit portierit Elson Demit dhe kalimin e tij si portier i dytë. Besëlidhja, si pretendent­e kryesore që synon ngjitjen në Superiore, i duhet që t'i afrohet sa më shumë kreut dhe më pas ta marrë atë, por deri aty i duhet shumë punë dhe sa më pak gabime. Mbrojtësi Niku Vocaj, humbjen në Krujë e quan aksidental­e pasi loja duhej të mbyllej në barazim, sepse skuadrat ishin të të njëjtit nivel: "Ndonëse ishim përgatitur maksimalis­ht për të marrë pikë në Krujë përballë Kastriotit, 16 minutat e para të takimit mjaftuan që ne ta humbnim atë ndeshje dhe kjo nuk erdhi nga niveli i lojës së të dyja skuadrave, por më shumë nga fati. Tashmë jemi të detyruar që ta pranojmë realitetin dhe ato gabime duhet t'i analizojmë dhe t'i minimizojm­ë sa më shumë që të jetë e mundur, që të mos na ndodhë në sfidat e ardhshme. Ne kemi një objektiv, që është kapja e kreut, dhe nuk është vonë. Tashmë gjithçka e kemi të përqendrua­r te sfida e radhës që do ta luajmë në shtëpi ndaj Korabit, një ndeshje që po e vlerësojmë maksimalis­ht pasi na duhet patjetër fitorja, që do të ishte edhe autokritik­a jonë praktike për atë çka ne bëmë në Krujë", e mbylli bisedën mbrojtësi lezhjan i Besëlidhje­s, Niku Vocaj. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania