Panorama Sport (Albania)

Sfidë që vlen për elitën, Besa rigjen tifozët

Ish-lojtari Kodra: Ndaj Kastriotit ta kthejmë në festë

-

Dihet se futbolli luhet për tifozët dhe një ndeshje pa praninë e tyre, i ngjan një dasme pa orkestër. Pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës, tifozët kavajas vuajtën mosprezenc­ën e tyre në humbjen me Egnatia. Ndaj Kastriotit, tifozët priten të jenë të shumtë si kurrë më parë në këtë kampionat. Kjo prezencë vlerësohet shumë nga zv/trajneri i Besës, ish-futbollist­i verdhezi, Edmond Kodra. "Siç e dini, kam luajtur vet për vite të tëra futboll me klube si Partizani, që tifozët i ka të shumtë. Thënë ndryshe, kur më ka ndodhur që kemi luajtur pa tifozë, nuk mund të motivohesh­a dot, pasi më dukej më shumë si miqësore. Thirrjet e tyre, mbështetja, korrigjimi, por edhe protesta, të bëjnë të ndihesh i gjallë në të gjitha aspektet. Mjafton një ndërhyrje, jo më gol, që të ndiesh mijëra brohoritje, që të shtyjnë të japësh 200% tënd. Prandaj, rikthimin e tifozëve ndaj Kastriotit, e shoh si një plus mjaft të madh në synimin e objektivit, që mbetet fitorja. Futbollist­ët tanë kanë ardhur pas dy humbjesh dhe kanë dhjetëra arsye për ta kënaqur atë publik. Personalis­ht, pres një ndeshje mjaft të fortë të luftuar në çdo cep të fushës, por edhe të bukur. Synimi ynë dihet që është vetëm fitorja", - u shpreh Kodra. Ndaj Kastriotit, dyshja Sinella-Kodra do të ketë në dispozicio­n të gjithë grupin e lojtarëve. Nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar. Me nevojën për pikë dhe me mbështetje­n e tifozëve, pritet që Besa të ndalë Kastriotin duke mos e lejuar të shkëputet në krye të tabelës. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania