Panorama Sport (Albania)

Skandali, punonjës të FSHF-së zbuluan shkeljen

Klubi nxjerr zbuluar punonjësit, ja shkresa tjetër

- BESAR BOZGO

Thellohet skandali i faljes së dënimit të Renato Hyshmerit nga ana e FSHF- së. Kanë qenë vetë punonjësit e Federatës ata që kanë pranuar se lojtari i Elbasanit dhe klubi nuk kishin bërë asnjë pagesë për shlyerjen e detyrimit që Hyshmeri të ishte i gatshëm për të luajtur. Madje, ka qenë një prej drejtuesve të rëndësishë­m të federatës, shefi i sektorit të garave, Lysjen Nurishmi, ai që ka deklaruar se nuk është bërë asnjë pagesë për shlyerjen e detyrimit të futbollist­it. Klubi i Orikumit vazhdon të denoncojë skandalin e radhës në Federatën Shqiptare të Futbollit që duket se e ka shndërruar futbollin dhe garën si një pronë private ku rregullore­t nuk respektohe­n më. DENONCIMI

Pas kërkesës së bërë një ditë më parë ku Orikumi kërkon fitoren në tavolinë për sfidën e kaluar ndaj Elbasanit, dje ka ardhur edhe një tjetër denoncim tronditës nga ana e klubit bregdetar. Nëpërmjet një relacioni sqarues dërguar Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, Orikumi bën të ditur faktin se kanë qenë punonjës të federatës ata që kanë zbuluar skandalin me Hyshmerin. "Në datën 14 nëntor 2017, parashtrua­m para FSHF-së kërkesën për të pasur në dispozicio­n mandatin e pagesës së shlyerjes së dënimit të mbetur të Renato Hyshmerit. Zyrtarët e Orikumit, Gëzim Çapoj dhe Albert Haxhija, u interesuan pranë zyrës së financës së FSHF-së dhe u informuan që nuk disponohet asnjë faturë, qoftë e futbollist­it Renato Hyshmeri apo nga ana e klubit të Elbasanit. Njëkohësis­ht, pas interesimi­t në zyrat e Financës, takuam shefin e garave pranë FSHF-së, z.Lysjen Nurishmi, i cili na tha që lojtari Renato Hyshmeri nuk ka shlyer detyrimet financiare, por FC Elbasani do t'i paguajë lekët në vazhdimësi. Në Seksionin 14 të Rregullore­s së Komisionit të Disiplinës, në Nenin 63, pika 1b), thuhet se 'lojtarët, të cilët me vendim të organeve gjykuese të FSHF- së kanë detyrime financiare të papaguara, nuk do të aktivizohe­n deri në shlyerjen e detyrimeve'. Pra, askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi rregullore­n. Klubi i futbollit Orikumi mbetet me shpresën e vendosjes së drejtësisë dhe marrjen e 3- pikëshit në tavolinë", shkruhej në relacionin sqarues të klubit bregdetar drejtuar Komisionit të Disiplinës pranë FSHF- së. Tashmë, pritet që çështja të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës dhe të vendoset në lidhje me ndeshjen e javës së kaluar ndërmjet Elbasanit dhe Orikumit që u fitua nga verdheblut­ë me rezultatin 2-0. Prej disa ditësh, klubi bregdetar ka bërë denoncime në lidhje me këtë çështje, duke pretenduar se është shkelur rregullorj­a.

 ??  ?? Shkresa e depozituar në Federatë nga klubi i Orikumit, ku thuhet se u është konfirmuar nga Zyra e Financës dhe shefi i sektorit të garave, Lysjen Nurishmi, se nuk është bërë asnjë pagesë për shlyerjen e detyrimit të Renato Hyshmerit
Shkresa e depozituar në Federatë nga klubi i Orikumit, ku thuhet se u është konfirmuar nga Zyra e Financës dhe shefi i sektorit të garave, Lysjen Nurishmi, se nuk është bërë asnjë pagesë për shlyerjen e detyrimit të Renato Hyshmerit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania