Panorama Sport (Albania)

Shqipëria në vendin e tretë, dy medalje të argjendta

Sukses historik në Botërorin e Bahreinit për Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja

-

Botërori i MMA, i cili u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Bahrein, ka përfunduar dje. Vendi ynë u përfaqësua me dy sportistë, Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja, ndërsa prezent si mbështetës ishte dhe legjenda shqiptare e UFC, Ilir Latifi. Himni kombëtar në këtë botëror është kënduar dy herë, sepse ekipi ynë e mbylli në ven- din e tretë duke pasur dy vende në podium. Një arritje e jashtëzako­nshme kjo, duke pasur parasysh ardhjen deri këtu, në një konkurrenc­ë me sportistët kundërshta­rë nga më të mirët në vendet e tyre. Shqipëria ka dalë nga ky Botëror me 6 ndeshje të fituara, por është ndalur në dy ndeshjet finale. Heroi i ekipit tonë ishte Ermal Hadribeaj, i cili zhvilloi 4 ndeshje në 4 ditë me një dorë, pas dëmtimit të tij në ndeshjen e parë, duke marrë vendin e tretë. Ai si një luftëtar i vërtet "fshehu" dëmtimin e dorës dhe këmbënguli që t'i zhvillonte ndeshjet deri në fund. Kështu në ndeshjen finale ndaj amerikanit, edhe pse arriti të rezistonte tre raunde, duke qenë se kishte thyer gishtin e madh të dorës së djathtë, nuk mundi që ta mposhte sportistin amerikan.

Ndërsa sportisti tjetër, Florian Doskja, një luftëtar i jashtëzako­nshëm, bëri gjithçka që të fitonte, por dita e djeshme nuk qe me fat. Edhe pse u ndesh me sportistin që përfaqëson­te Bahreinin nga Dagistani, ai nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, duke treguar një shpirt të lartë luftarak, por në fund e humbi. Ndërkohë që pas kthimit në Shqipëri luftëtari i arteve marciale në MMA, Ermal Hadribeaj, do t'i nënshtrohe­t një operacioni të gishtit. Ai ka marrë ndihmën e parë atje në Bahrein dhe sot do të kthehen në atdhe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania