Panorama Sport (Albania)

Italia pa kampionë, ora u ka mbetur te Toti e Del Piero

Asnjë talent prej kohësh, të ndalur 20 vite përpara

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pas Perusë nuk i mu ngon askush Botërorit të Rusisë që Italia, si katër herë kampione e botës, do e shohë nga televizion­i. Dështimi ishte me Suedinë, por nëse "receta" është e thjeshtë dhe e qartë për të gjithë (përveç për presidenti­n e federatës dhe ish-trajnerin), përgatitja zgjati përtej 180 minutave dëshpërues­e ndaj skandinavë­ve.

TË NDALUR TEK E KALUARA - Askush nuk është kualifikua­r në Botëror nga fuqia hyjnore: kush me cilësi të tepërt, kush me risi e kush duke "luftuar" me thonj~ të gjithë e kanë gjetur çelësin për të arritur objektivin. Italia, për shembull, nga nata e paharruesh­me e Berlinit po mban shpresat te grupi dhe kur ky i fundit mori fund, falë edhe dorës së teknikut Ventura, "kështjella" u rrëzua. E vërteta qëndron në faktin që talentet e nivelit botëror tashmë futbolli italian nuk po i prodhon më prej një copë kohe: hiq Bufonin, kampioni i fundit i njohur dhe i dashur në gjithë globin ( siç treguan mesazhet drejtuar portierit "axurr" nga shokë e kundërshta­rë), lojtarët e Italisë u përkasin të gjithë kombeve të tjera. Duke udhëtuar nëpër stadiumet e botës, konceptit të Italisë i lidhen ende Toti, Del Piero, Pirlo, Baxhio... Dhe me të drejtë. E vërteta është që, nëse në Rusi nuk marrin pjesë pas 60 vitesh dhe për të dytën herë në histori, faji është se nuk kanë kampionë. Shumë lojtarë të mirë, por askush në gjendje të udhëheqë si simbolet e lartpërmen­dura.

AKADEMIA - Një portret më të plotë e kemi në krahasim me kombëtaret e tjera. Të gjitha, kush më pak e kush më shumë, kanë lojtarë simbol, kampionë të thirrur në detyrë për të bërë ndryshimin në momentin e nevojës. Nga Kristiano Ronaldo (duke nisur nga Portugalia) te "yjet" e Spanjës që, mes një gjenerate e tjetrës, po vazhdon

të korrë frytet e akademisë. Për të mos folur për Gjermaninë kampione bote, e "mbytur" në talente në fushë me po aq të rinj gati të tregojnë veten, siç u pa në Europianin U- 21 dhe jo vetëm: lojtarë si Nojer, apo Iniesta e Sergio Ramos, do t'i kenë për një kohë të gjatë. Franca mund të mbështetet te Mbape dhe një sërë "xhevahirës­h" në rritje që arrijnë të mbulojnë më shumë se një pozicion në fushë dhe ngrenë peshë zemrat e tifozëve. Madje, edhe Anglia, për disa kohë në hije, ka gjetur te Kejn një njeri simbol, gati t'i marrë për dore. Pa harruar Belgjikën, që me talentin e De Brujne, Hazard e Lukaku ka ndërtuar një pretendent të rrezikshëm. Pra, çdokush e ka një kampion, të cilit i referohet. Lojtarë vendimtarë në momentet kyçe, si Eriksen për Danimarkën, si Kavani, Suarez, Mesi, Nejmar, Levandovsk­i e kështu me radhë. Po Italia?

DUHET NJË "SHKUNDJE" - Nga 2006-ta e deri më sot ka prodhuar pak, por keqardhje të krijojnë disa emra e mbiemra: Mario Baloteli e Antonio Kasano. Ata më shumë se çdokush kishin peshën për të marrë "petkun" e "komandantë­ve", siç u tregua në "Euro 2012", por e kanë shpërdorua­r duke u "veshur" në mënyrë shumë ekstravaga­nte për t'u dashur nga ky sport. Italia po del nga binarët, nuk po krijon më lojtarë të përshtatsh­ëm me filozofinë e futbollit italian duke u përpjekur të kopjojë të tjerët, pa pasur megjithatë mjetet fizike dhe historike për t'ia arritur. Pa një test ndërgjegjë­simi të përgjithsh­me dhe vendimet e duhura, elita nuk e parashikon më praninë e Italisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania