Panorama Sport (Albania)

Suso “çon” Milanin në Champions

-

Suso është një nga pikat kyçe të Milanit. I rikthyer nga përvoja me kombëtaren spanjolle, sulmuesi është tashmë nën urdhrat e Montelës. Dje, ai ka dhënë një intervistë për rrjetin "Sky". Më e lehtë të kualifikoh­esh në Botëror apo në Ligën e Kampioneve?

Mendoj se është më i lehtë Champions-i, një klub si Milani nuk mund të mungojë në një kompeticio­n aq të madh. Drejtuesit kanë bërë investime, kam besim se do të arrijmë mes katër të parëve.

Milani ishte një udhëkryq kur mbërrite, sa shumë ka ndryshuar tani?

Kam qenë i qetë në çdo moment, e dija që për të treguar vlerat e mia, duhet të kisha edhe trajnerin e duhur, i cili të kishte besim të unë.

Nuk mërzitesh me Montelën kur të ndryshon rolin në fushë?

Ai ka qenë shumë i rëndësishë­m për mua. Kudo të më vendosë, unë do të luaj për të dhe skuadrën. Kemi një raport të mirë. Të shtunën ju pret Napoli, sa rëndësi ka për sezonin kuqezi?

Për mua është skuadra që luan më bukur në Itali. Për më tepër, kanë edhe avantazhin që njihen të gjithë prej vitesh. Unë jam optimist.

A është Milani bileta jote për në Botëror?

Unë mendoj të kryej sa më mirë detyrat e mia brenda dhe jashtë fushe. E kam të qartë që duhet të përmirësoh­em edhe më shumë, por nëse vazhdoj me këtë ritëm, besoj se do të kem shanse për në Rusi. Suso, çfarë gjykimi ke për paraqitjet e tua?

Po luaj rregullish­t te Milani, ndoshta nuk jemi ende në nivelin maksimal, por të paktën jemi në rrugën e duhur. Nuk e kam menduar kurrë largimin, pasi po të doja ndonjë transferim, nuk do të rinovoja kontratën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania