Panorama Sport (Albania)

Kuqezinjtë, pesë sezone “ferri” me të mëdhatë

Sëmundja e "Djallit", vetëm tetë suksese në 44 sfida me simotrat

-

Prej pesë kampionate­sh, Milani nuk është më ndër kundërshta­rët e vështirë për të mëdhatë e Serisë A. Në 44 takime të zhvilluara me Juventusin, Napolin, Romën, Interin dhe Lacion, kuqezinjtë kanë dalë fitimtarë vetëm në tetë raste duke humbur mbi 50 për qind të ndeshjeve. Statistika­t janë të pamëshirsh­me me "Djallin", që fiton një herë në gjashtë ndeshje. As Vinçenco Montela nuk ka mundur të ndryshojë këtë prirje me vetëm një fitore në CV, e cila daton tetor 2016. Pikërisht 13 muaj më parë, kuqezinjtë fitonin për herë të fundit ndaj një ndër pesë të mëdhave të kampionati­t italian kur në "San Siro" fitonin minimalish­t ndaj "Zonjës" me një gol të Manuel Lokatelit. NDALESA - Edhe këtë sezon, ecuria e Milanit është drithërues­e. Sa herë kampionati është ndalur për t'u lënë vendin kombëtarev­e, ndeshja pasardhëse për djemtë e Montelës ka rezultuar një katastrofë me humbjet ndaj Lacios (4-1) dhe Interit (3-2), që janë shembull i kësaj teze. Napoli nuk është rivali më i lehtë për të përmbysur këtë tendencë, por kalendari nuk ofron rrugëdalje, teksa Milani edhe këtë sezon ka dështuar gjithmonë ndaj ekipeve të vendeve të para. RËNIA - Bilanci me të mëdhatë është negativ, ashtu siç ka qenë edhe ecuria e kuqezinjve në pesë sezonet e fundit. Vërtetë që kampionate­t fitohen duke mundur të voglat, por problem për Milanin janë edhe të mëdhatë me humbjet që pasojnë njëra tjetrën. Pikërisht ndeshjet mes "big-"ëve janë ndër reklamat kryesore për të afruar sponsorë, por nëse fiton vetëm në 20 për qind të rasteve, është më se normale që sponsorët të synojnë të tjerët, siç bëri "Adidas"-i (Juventus).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania