Panorama Sport (Albania)

Nga ZSeTmOaLnI Saki, zanatet e trajnerëve të sotëm

-

Trajnerë sot, por prej sa kohësh? Teknikët më të famshëm të Serisë A ( dhe jo vetëm) kanë pasur edhe një të kaluar që askush (ose të paktë) e njeh. Një tjetër jetë, një tjetër zanat. Jo patjetër si futbollist...

MËSUESI - Lista nis nga "Bohemi" Zeman. Si profesion, përpara se të merrte licencën në Koverçiano në vitin 1979, kishte mësuesin, i edukimit fizik. Atje do ketë nisur patjetër me vendosjen e piketave të para në seancat stërvitore. MAGAZINIER­I - Tifozët e Lacios do ta kujtojnë gjithmonë. Në Romë solli trofeun më të rëndësishë­m të historisë së derbit: atë të fituar në finalen e Kupës së Italisë, në maj 2013. Përpara se të bëhej trajner, Petkoviç ishte një magazinier i Karitas. PSIKOLOGU - Përpara se të ulej në një pankinë, Gregorio Mancano ishte psikolog dhe mësues gjuhësh. Nuk e ka shkelur kurrë ( si lojtar) katërkëndë­shin në nivel profesioni­st. Më pas, u bë trajner dhe ka stërvitur me dhjetëra skuadra: nga Atletiko e Madridit te Shangai Shenua... BANKIERI - Maurici Sarri ka një histori që duhet t'u rrëfehet fëmijëve. I lindur në Napoli në vitin 1958, u detyrua të linte futbollin e luajtur pas një problemi në gju. Nisi të punojë (përpara se të ulej në stolin e Stias, në vitin 1990) në bankën "Monte Dei Paschi di Siena". KUZHINIER "PART-TIME" - Tekniku i radhës nuk ka nevojë për prezantim: bëhet fjalë për Sër Aleks Feruson, 25 vite të kaluar në stolin e Mançester Junajtid. Po përpara? Bënte ndihmëskuz­hinierin me kohë të pjesshme, kur ende luante futboll... DREJTOR - Sergio Markarian, trajneri uruguaian i vitlindjes 1944. Përpara se të bëhej trajner drejtonte një zinxhir pikash karburanti. I lindi dëshira të ulej në një pankinë pasi ndoqi një ndeshje të humbur nga Uruguai. Më pas: 4 kampionate në Paraguai, 2 kampionate në Peru dhe 1 në Kili. PËRGJEGJËS LOGJISTIKE - "Fati im është që përpara futbollit kam njohur lodhjen dhe ritmin e ndërmarrje­ve, isha përgjegjës i logjistikë­s te 'Canon'. Fati i keq është që, prej 20 vitesh, punoj në botën e futbollit, që e dua, por ku shpesh rregullat i merr era". Fjalë të Alberto Malezanit. NË "TË ARDHMEN" - Përpara se të ndërmerrte karrierën si trajner, tekniku aktual i Romës, Di Françesko, ka qenë menaxher i skuadrës verdhekuqe. Ishte viti 2005. SHITËS - Arrigo Saki? Përpara detyrës si trajner... ishte shitës. Duke qenë llafazan, babai i ofroi të punonte për kompaninë e tij të këpucëve, ku udhëtoi nëpër Europë. Disa vite më pas, do bënte të njëjtën gjë, por në petkun e teknikut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania