Panorama Sport (Albania)

Roma-Lacio, derbi i denjë për titull

-

Derbi i Romës njeh nesër episodin e 149-të të historisë së tij 90-vjeçare. Pas tronditjes të shkaktuar nga eliminimi për të shkuar në botëror, tifozët italianë hedhin sytë nga kampionati. - Roma ka fituar në plot 53 raste dhe ka barazuar 57 herë. Lacio, e penalizuar nga statistika­t, krenohet nga 38 suksese.

- Derbi është një sfidë më vete edhe mes trajnerëve, të dy më një të kaluar si futbollist­ë në ekipet që tashmë drejtojnë. Këtu, sfidën e fiton Di Françesko, i cili ka luajtur për 14 vite në Romë, ndërsa Inzagi vetëm një sezon.

- Edhe fillesat e dy teknikëve kanë një emërues të përbashkët. Inzagi u rrit te Piaçenca nën gjurmët e vëllait Pipo, ndërsa Di Françeskoi luajti tri vite për të grumbullua­r përvojë përpara zbarkimit në Romë. - Simon Inzagi, megjithëse si sulmues nuk ka shënuar kurrë në derbi, ndërsa Di Françesko si mesfushor e ka provuar vetëm një herë shijen e golit, në një barazim 3-3 mes Romës dhe Lacios në 1998-ën. - Aleskandar Kolarov, është ish-i i radhës në derbi me serbin që ka luajtur pesë sfida të tilla me fanellën e Lacios, nga 2008 deri në 2010, duke shënuar madje edhe një gol.

- Derbi është sfidë edhe mes goleadorës­h. Imobile dhe Xheko mbyllën kampionati­n e kaluar, me respektivi­sht 29 dhe 23 gola, dhe duket se nuk kanë ndërmend të ndalen as këtë sezon.

- Një tjetër ish, por në këtë rast disi më historik, është Sven Goran Erikson. Pas një të kaluare te Roma, suedezi kthehet në kryeqytet, por në drejtim të Lacios, të cilën e udhëheq menjëherë në një fitore 4-1 në 1998-tën.

- 1999 është viti i pokerit, me Vinçenco Montelën që i jep fitoren Romës falë një katërgolës­hi, i vetmi në historinë e derbit roman.

- 21 mars 2004, derbi rrezikon të mos luhet pas lajmit të rremë për vdekjen e një tifozi. - Luis Enrike ishte trajneri që "mundësoi" ringritjen e Lacios. Spanjolli nuk e njohu kurrë shijen e fitores nën drejtimin e verdhekuqv­e. -2013, derbi bëhet edhe më i hidhur për Romën, e cila sheh rivalin historik të festojë Kupën e Italisë në një finale që u vendos nga një gol i Senad Luliç.

- Me ardhjen e Garsias, Roma gjen fitoren, falë edhe Balxaretit që i dhuroi Romës derbin e parë pas 2.5 vitesh agjërim. - Dopieta e Tottit shpëton Romën nga një figurë e shëmtuar me kapitenin verdhekuq, që feston poshtë tifozëve me një "selfie".

- 2017 sheh një barazim sfidash (2-0 për Lacion dhe 4-1 për Romën). Nesër, letrat përzihen rishtazi për të vendosur fituesin e vitit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania