Panorama Sport (Albania)

Kartonë të kuq dhe protesta, derbi ndez kryeqyteti­n italian

32 përjashtim­e në 22 vite

-

Kujdes me nervozizmi­n, është ky refreni i përvitshëm i derbit mes Romës dhe Lacios. Paralajmër­imi jepet me përpikëri dhe po me aq përpikëri nuk respektohe­t. Duke filluar që nga sezoni 1994/95 (që kur fitorja vlen tri pikë), sfida mes dy kryeqyteta­seve, mes 22 kampionate­ve dhe 46 ndeshjeve, ka prodhuar 32 kartonë të kuq, ku romanistët janë përjashtua­r 13 herë, ndërsa lacialët kanë rezultuar disi më nervozë me plot 19 dalje të parakohshm­e nga fusha e blertë. HISTORIKE - Tension, ndërhyrje të ashpra, goditje të ndaluara dhe shumë të tjera; kronika e dy dekadave të fundit mbi derbin ngjason me një boletin lufte, që përveç rasteve të shumta për moviolë, i ka dhënë jetë edhe polemikave që kanë vijuar për javë të tëra. Sikur të mos mjaftonin të gjithë këta përbërës, sfida e nesërme ka edhe më shumë stimuj në valle. Prej 22 viteve të marra si bazë, kjo sfidë nuk ka pasur kurrë 55 pikë të ndara mes dy skuadrave të Romës, që mund të ishin edhe më shumë nëse të dyja të mos kishin nga një ndeshje mangët. Derbi mund të vendosë edhe cila do të jetë skuadra që do të ketë vendin e nderit, pas Juventusit dhe Napolit që duken si të paarritshm­e. TEKNOLOGJI - Një tjetër herë

e parë për këtë derbi, do të jetë edhe teknologji­a. Lojtarët e të dy palëve ngaherë kanë qenë të monitoruar, por tashmë, me ndërhyrjen e VAR, mundësia për të kaluar pa u vënë re reduktohet në minimum. Në përpjekje për të nënvijëzua­r tensionin që përshkon derbin roman, mjafton ta krahasojmë

me atë të qyteteve të tjera ku vihet re një përgjysmim i kartonëve. 16 kartonë të kuq janë koleksionu­ar në 22 vitet e fundit në derbin e Torino, 15 në atë të Milanos dhe vetëm 9 në atë të Xhenovës. Edhe një ndeshje e ashpër e dy dekadave të fundit si Juve-Roma, nuk e ka kapërcyer

kufizimin e 30 përjashtim­eve, çka e kthen derbin roman në ndeshjen më të "përgjakshm­e" të Serisë A me Lacion, që ka për detyrë të bëjë paqeruajtë­sen duke qenë se janë formacioni më pak i njollosur i kampionati­t italian, me vetëm 10 kartonë të verdhë në 11 sfida të luajtura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania