Panorama Sport (Albania)

ou kundër auth ejtit! ë dë"toi #ill $honsin

në naiv të t erët tërhe in lo tarët !ër n ë !roblem me thoin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pol Pogba dhe Zlatan Ibrahimovi­ç janë një hap larg rikthimit në dispozicio­n të Mançester Junajtid. Dhe sipas "The Sun"it, yjet e Zhoze Murinjos mund të grumbulloh­en që në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Njukasëlli­t. "Djajtë e kuq" kanë qenë pa shërbimet e mesfushori­t francez dhe sulmuesit suedez prej një kohe të gjatë. Por sipas tabloidit britanik, tekniku portugez mund t'i surprizojë të gjithë në ndeshjen e radhës, duke i ulur lojtarët e tij në stol që ditën e nesërme, gjatë sfidës në "Old Trafford". Pogba është jashtë që prej muajit shtator, pas tërheqjes muskulore që pësoi në ndeshjen e Champions-it kundër Bazelit gjatë një dyluftimi me Taulant Yhakën. Ndërsa rikthimi i francezit duket më i sigurt, ai i Ibrës është më në dyshim, duke marrë parasysh se 3 [ - vjeçari vjen pas dëmtimit të rëndë në ligamentet e gjurit në prill të këtij viti, gjatë ndeshjes kundër Anderlehti­t në Ligën e Europës. Por në një intervistë për "Sky Sports", Zhoze Murinjo konfirmon se suedezi do të rikthehet vetëm brenda këtij viti: "Ai është një luan, një luftëtar. Ai ka brenda zemërim, prandaj është thuajse një hap larg rikthimit. Siç e dimë, ka djegur etapat e një riaftësimi madhështor dhe pritet të kthehet brenda 2017ës". Portugezi ka akuzuar edhe trajnerin e kombëtares angleze, Garet Sauthgejt, për dëmtimin e mbrojtësit të tij \ill Yhons në miqësoren ndaj Gjermanisë, të premten e shkuar. "Sigurisht që \ill Yhons kishte një problem prej 3 javësh që e ndali për të luajtur për klubin e tij. Pastaj ai luajti për Junajtid në kushte ekstreme, sepse ndaj Çelsit ishte një ndeshje e rëndësishm­e. Më pas ai shkon në kombëtare dhe kthehet me një dëmtim të vjetër. Ka disa klube të tjera që i tërheqin lojtarët e tyre prej një problemi në thoin e gishtit, pak grip, një problem me gishtin e vogël dhe shijojnë pushimin. Pastaj, janë gjithnjë klubet e tjera, trajnerët e të cilave janë naive, shumë të sinqertë dhe u thonë lojtarëve që duhet të shkojnë në kombëtare dhe ndonjëherë paguajnë çmimin. Dua të shoh këtë fundjavë, nëse këta lojtarët e tërhequr nga kombëtarja, do të luajnë apo jo me klubin, Drinkuotër] Delf] I vetmi që nuk do të luajë është \ill Yhons".

ANGLIA - Portugezi mendon se Anglia mund të shpal-

let kampione bote në Rusi verën e ardhshme dhe se në turneun e ardhshëm nuk do të kemi surpriza: "Mendoj se Anglia e ka një shans, sepse ka lojtarë shumë të mirë. Ka një brez të shkëlqyer me cilësi dhe moshë të ndryshme. Kanë goxha përvojë me klubet e tyre në Premier Ligë dhe Champions. Anglia ka potencial të shkëlqyer për të bërë diçka të rëndësishm­e. Në Amerikën e Jugut ka disa skuadra të rëndësishm­e. Në Europë, e njëjta gjë, 3-4 katër kombëtare, kështu që nuk mendoj se verën e ardhshme do të kemi ndonjë surprizë të madhe."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania