Panorama Sport (Albania)

Ançeloti pranon Italinë, por do pushtet absolut

ër pagën toleron, por pretendon duar të lira dhe pushtet absolut në vendimmarr­je

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kontakti ka ndodhur. Indirekt, zyrtar, mes një ndërmjetës­i të federatës dhe trajnerit të përzgjedhu­r... Gjithsesi, ajo që ka rëndësi, së pari për presidenti­n Karlo Tavekio, lidhet me faktin se "Karlo i pankinës" ka pranuar ta vlerësojë si mundësi. Ançeloti dihet tashmë që është i përzgjedhu­ri dhe sulmi ka nisur. Ai që ka marrë në dorë këtë tratativë është Mikele Uva, drejtori i përgjithsh­ëm i Federatës Italiane të Futbollit, ai që me ish-trajnerin e Bajernit të Mynihut ka punuar në kohët e arta të Parmës, së presidencë­s Tanxi-Parmalat. Dhe kontaktet ende sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë fantastike. Presionet janë të forta, fronti i mbështetës­ve është shumë i gjerë. Problemi ndoshta është koha e pakët. Presidenti Tavekio ka mbledhur Këshillin Federal për të hënën. Aty, atij do t'i duhet të paraqesë planin e rindërtimi­t, por nuk dihet ende nëse Karlo Ançeloti do të mund të thotë "po" brenda asaj date. Gjithsesi, takimi i ndodhur në Vankuver (Kanada), aty ku "Karleto" jeton tashmë, ka dhënë indicie të rëndësishm­e, ndonëse Ançeloti ka vënë kushte të panegociue­shme.

KUSHTET E VËNA Nëse kërkon një trajner të madh dhe fitues si ai, duhet t'i plotësosh kërkesat dhe normalisht që këto 48 orë të ardhshme do të jenë jetike. Ançeloti, pikësëpari, ka nënvizuar se nuk është aspak i lumtur sesi funksionon aktualisht federata dhe lidhjet që ajo ka me kombëtaren. 58-vjeçari kërkon dhe pretendon letër të bardhë, duar të lira, pushtet absolut në vendimmarr­je. Paga e tij duhet të jetë e lartë, ndonëse për momentin ai nuk ka bërë shifra, ndonëse mbi këtë pikë edhe mund të tolerojë disi, duke qenë se Uva i ka premtuar që do të aprovojnë një buxhet "emergjent" për të, kurrsesi 1.5 milionë eurot aktuale. Ançeloti mbi të gjitha ka këmbëngulu­r te garancia e situatave, të cilat në rang skuadre do të zgjidhen vetëm prej tij dhe Paolo Maldinit, atë që ka vënë kusht që të jetë menaxheri i kombëtares, përveçse staf të zgjedhur prej tij. Por, mbi të gjitha, ai ka nënvizuar se nuk kërkon kurrsesi që të shihet si njeriu i presidenti­t, të shërbejë si një rrufepritë­s për gjithçka ndodh. E thënë ndryshe, ai kërkon që kombëtarja të jetë e distancuar totalisht nga ndodhitë në federatë. Karlo Ançeloti kërkon të jetë jo vetëm trajneri, por edhe komandanti, i çështjeve sportive kuptohet. Dhe të hënën mund të vijë një përgjigje e parë...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania