Panorama Sport (Albania)

Spektakël për 1 pikë në Vlorë, Duro: Nuk do na japin kurrë penallti

Muzaka hero në fund, korçarët nuk e njohin humbjen

- ERMAL SIKA

Entuziazëm, grintë, dyluftime, lojë e ash për, aksione të rrezikshme, gola, por në fund vetëm nga një pikë. Dueli në Vlorë mes Flamurtari­t dhe Skënderbeu­t është mbyllur në barazim 1-1. Një gol i Ditmar Bicajt në pjesën e parë është barazuar nga një tjetër "ish" në kampin tjetër, Muzaka, duke vendosur baraspeshë­n. Stadiumi "Flamurtari" ishte i tejmbushur me tifozë, por për fat të keq entuziazmi nuk ka qenë 100% në ndihmë të vendësve, pasi shumicën e kohës e kanë marrë ofendimet ndaj kundërshta­rit.

PJESA E PARË

Faza e dytë nis me lojë voluminoze për të besuarit e Duros, mirëpo Skënderbeu ruan cinizmin në fundin e ndeshjes dhe tregohet i saktë në shfrytëzim­in e aksioneve sulmuese. Një nisje spektakola­re e vendësve, me raste për shënim dhe presion të madh e bën që korçarët të vuajnë jo pak. Xhufo e Soue shënojnë tentativat e para respektive, por Shehi e Nurkoviç përgjigjen me reagimet e duhura. Mungesa e Lilajt në mesin e fushës e bën Flamurtari­n dominues dhe fraksioni i parë i lojës luhet thuajse i gjithi në zonën e miqve. Nga minuta e 19-të deri në të 35-tën, janë vendasit që insistojnë për të gjetur golin, por festa duhet të presë. Në të 23tën ka një moment flagrant në zonën e vendasve, ku Mici pengon Xhufon, por në sytë e arbitrit pas portës nuk ka sinjalizim për 11-metërsh. Në të 38tën është një goditje dënimi për vendësit, e cila kthehet në lojë nga Sidibe në shtyllën e dytë për Bicin, që e ka fare të thjeshtë për ta shtyrë sferën drejt rrjetës. Vlora shpërthen në festë, por qendërmbro­jtësi nuk feston. PJESA E DYTË

Ky fraksion nis me një aksion të rrezikshëm nga Skënderbeu, me anë të Takut që del i vetëm përballë Nurkoviç, por e dërgon jashtë kuadratit. Zëvendësim­i i Donjet Shkodrës me Muzakën në të 56-tën i dha një marsh tjetër Skënderbeu­t në këtë pjesë. Skuadra e Dajës fitoi metra në fushë, qartësi në organizimi­n e aksioneve dhe ekipi u bë më kërcënues. Vendësit nuk arritën që të shfrytëzon­in aksionet e rrezikshme për ta mbyllur ndeshjen. Një tentativë e Alvesh në të 73-ën i lë vend mundësisë së artë të Soues për të shënuar. Sulmuesi del i vetëm përballë portierit, vonohet në goditje e më pas

sfera përfundon jashtë kuadratit. Pesë minuta më vonë është Muzaka që merr një krosim, por goditja me kokë përfundon jashtë. Për vendasit ka një gol të shënuar nga Bushiç, por anulohet në mënyrë të dyshimtë. Sinjali i mëparshëm i Muzakës ishte

alarmi i fundit që jep Skënderbeu, pasi në të 88-tën Muzaka përmirëson shënjestrë­n sërish me kokë. Një krosim i Vangjelit në këndin e fushës gjen mesfushori­n të vetëm në zonë, që u vjedh kohën mbrojtësve dhe godet saktë me kokë për të barazuar shifrat.

Sërish ka respekt nga futbollist­i, që nuk feston ndaj ishekipit të tij. Skënderbeu del i kënaqur me një pikë nga vetë diferenca me ndjekësit, ndërsa për vlonjatët pozitiv është fakti që nuk mposhten nga skuadra që po dominon futbollin shqiptar.

 ?? Foto: Flamurtari F.C ?? FLAMURTARI- SKËNDERBEU 1-1
Foto: Flamurtari F.C FLAMURTARI- SKËNDERBEU 1-1
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania