Panorama Sport (Albania)

Mavraj: Kombëtarja ëndërr, më pëlqejnë qebapët

Mbrojtësi: Kombëtarja, nderimi më i madh sportiv

-

Përballë ka një tjetër sfidë të vështirë. Së bashku me qendërmbro­jtësin tjetër, Papadopulo­s, duhet të ndalë vrullin e Shalkes për të bërë të mundur që Hamburg të marrë pikë të mjaftueshm­e që t'i largohet sa më shumë zonës së ftohtë të rënies nga kategoria. në një intervistë për "Bild", qendërmbro­jtësi i përfaqësue­ses kuqezi ka veçuar Kombëtaren si një moment krenarie në karrierën e tij., ndërkohë që ka veçuar miqësinë e tij me Granit Xhakën. Gjithashtu, mbrojtësi kuqezi ka veçuar në jetën e tij aspektin humanitar dhe lidhjen që ka me islamin apo edhe pasionin për të udhëtuar shpesh dhe disa herë pa planifikim. Intervista e shqiptarit ka qenë nga një pyetje për secilën shkronjë të alfabetit, nga A në Z.

Beteja e mbijetesës? Kjo situatë ndan grurin nga byku dhe fëmijët nga burrat. Është një tregues i vërtetë i karakterit. Karakteri?

I vlerësoj dhe dashuroj njerëzit për humaniteti­n që tregojnë.

Euro 2016, si ishte? Pjesëmarrj­a atje me Shqipërinë, ka bashkuar të gjithë popullin dhe ishte diçka që do të mbetet në historinë e vendit.

Familja, çfarë është për ju?

Për mua, familja është gjithçka.

Gisdol, trajneri?

Është trajneri im, një njeri shumë profesioni­st dhe shumë i mirë. Ai më ka përmirësua­r shumë në vetëm një vit. Ai ka dhënë një kontribut të madh në luftën për mbijetesë në sezonin e shkuar.

Çfarë hobi keni? Besimi, pasi unë personalis­ht studioj islam dhe bisedoj shumë rreth tij. Kam tre miq që janë imamë në tri vende të ndryshme, nga komunikimi me të cilët kam mësuar shumë. Idhulli juaj kush është? Pa diskutim Profeti Muhamed. Ai është pjesa e prakticite­tit të besimit, i cili tregon gjithmonë si të përballesh me vështirësi­të, suksesin apo dështimin. Çdokush ka shumë për të mësuar nga jeta e tij dhe mund ta vërë lehtësisht në praktikë në përditshmë­rinë që jeton.

Çfarë ishte Këlni për ju? Ka qenë stacioni më formues në karrierën time. Unë vuaj me atë skuadër dhe kam simpati për të. Uroj shumë që të shpëtojnë nga rënia në kategorinë më poshtë.

Cili është vesi më i madh që keni?

Spontanite­ti! Më ndodh ndonjëherë që të nisem në një udhëtim të gjatë. Ose, ndodh që ta vizitoj nënën time fare pa e planifikua­r apo njoftuar atë.

Cili është ushqimi juaj i preferuar?

Janë të ngjashme me qoftet dhe i quajmë qebapë. Më pëlqejnë shumë dhe për fat, kam gjetur edhe një vend në Hamburg ku i gatuajnë mjaft mirë.

Ekipi Kombëtar, çfarë është për ju?

Është nderi më i madh që kam marrë, sa i përket karrierës sportive.

Sakrifica?

Unë rriskoj shumë për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Mund të largohem edhe nga zona ime e qetësisë apo sigurisë, por e bëj me kënaqësi diçka të tillë.

Papadopulo­s, një vlerësim për të?

Është një mbrojtës jashtëzako­nisht i mirë që nuk ka nevojë të shmanget përballë edhe më të mëdhenjve (në aspektin figurativ). Tmerri juaj?

Testi i laktatit, i cili i përket një disipline djallëzore. Vërtetë frikësohem prej tij.

Ndeshja për mbijetesë, finalja e "Play off"-it?

E kam luajtur një të tillë me skuadrën e Grojther Fyrtit kundër Hamburgut në vitin 2004. Gëzimi dhe kënaqësia e tyre që nuk u rrëzuan nga kategoria, ishte shumë herë më e madhe sesa keqardhja jonë për faktin që nuk u ngjitëm dot në Bundesligë­n e Parë.

Mbështetja dhe bamirësia?

Unë e vlerësoj si ndihmën time ndaj atyre që kanë nevojë dhe më pas si një detyrim ndaj tyre. Kam shumë për të ndarë. E konsideroj si mënyrën time për të falënderua­r.

Vlerësimi juaj për VAR? Është krejtësish­t i panevojshë­m. E konsideroj më shumë si një mallkim, sesa bekim.

Çfarë mendoni Krishtlind­jet?

Ka një domethënie të madhe për shumë njerëz. Një festë e këndshme familjare.

Xhaka, çfarë ju vjen në mendje?

Bashkatdhe­tari im Granit Xhaka, i cili është një person fantastik dhe një model i shkëlqyer për të rinjtë shqiptarë.

për

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania