Panorama Sport (Albania)

Amerikanët: Kinezët e Milanit janë “piramidë”

Hije skandali mbi manjatin, në zyrat e tij u gjetën vetëm krimba

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Drejtuesit italianë të Milanit vazhdojnë të deklarohen të qetë për të ardhmen financiare të klubit, duke paraqitur argumente të shumtë mbi soliditeti­n ekonomik kuqezi. Pas pronarit të Romës, Xhejms Palota, i cili disa muaj më parë hodhi akuza të forta për pasurinë e presidenti­t Jonghong Li, një tjetër amerikan sulmon ashpër manjatin kinez të kuqezinjve. Këtë herë bëhet fjalë për Rajan Mekmorou, një nga penat më cilësore të kolosit të gazetarisë "New York Times". Në shkrimin e tij, ai deklaron se Jonghong Li jo vetëm është një emër i panjohur për botën e biznesit kinez, por nuk ka nën pronësi asnjë minierë e as nuk figuron në listën e pasanikëve të Republikës Popullore të Kinës.

Precedentë­t - Në 2004, sipas "The Shanghai Securities News", organi zyrtar informues i autoriteti­t kinez të sigurisë, "Guangdong Green River Company", kompania e familjes së Jonghong Li, iu bashkua një tjetër kompanie me synimin për të mashtruar rreth 5 mijë investitor­ë të vegjël. Dëmi i këtij mashtrimi shkonte në rreth 60 milionë euro dhe babai me të vëllanë e presidenti­t të Milanit përfunduan në burg, ndërsa kreu milanist u hetua, por nuk u dënua asnjëherë. Në 2013, i njëjti autoritet gjobiti Mr. Li me 76 mijë euro për fshehjen e shitjes së disa aksioneve në një nga kompanitë e tij me vlerë 43,3 milionë euro.

Pronat - Sipas Mekmorut, minierat e Johnghong Li kanë ndryshuar plot katër herë pronarë nga 2015 deri më sot dhe në të gjitha rastet kalimi i pronësisë është formalizua­r me dokumentac­ione, por nuk është shoqëruar me lëvizje parash. Kjo anomali ka ngritur dyshime të mëdha mbi besueshmër­inë e presidenti­t të Milanit dhe është akoma më e paqartë mënyra se si ai siguroi dokumentet e blerjes së klubit kuqezi. Kur Mr. Li u kandidua për të blerë klubin milanez shumëkush u habit, sidomos për shkak të anonimatit që e karakteriz­onte, por edhe tani që kanë kaluar gjashtë muaj, hijet e misterit mbi presidenti­n kuqezi vazhdojnë të ruajnë përmasa të konsiderue­shme. "Me 860 milionë dollarë të shpenzuar për Milanin, - vazhdon Mekmorou -, ai është qytetari kin-

ez që ka investuar më shumë në botën e futbollit, por investimi i bërë jo vetëm që nuk e përjashton, por përkundraz­i e thellon edhe me shumë pozicionin e tij në botën plot mistere të biznesit kinez".

Komentet - Përpara se artikulli

në fjalë të publikohej, "New York Times" i kërkoi një intervistë presidenti­t Li, por ai refuzoi, ndërsa nuk pati asnjë koment nga "Rothchild&Co", grupi që ndërmjetës­oi shitjen e Milanit mes Jonghong Li dhe Berluskoni­t. Nga ana e tyre, drejtuesit e Milanit nuk kanë

komentuar pozicionin Shangbong Li, një nga pronarët e minierës, por është ky i fundit që mohon njohjen me presidenti­n milanist dhe aq më pak ndonjë bashkëpron­ësi në lidhje me aksionet e Milanit. Sipas zëdhënësit për shtyp të klubit italian, veprimet e

shitjes së klubit janë analizuar nga bankat përkatëse. Vetë Mekmoroi ka qenë gushtin e kaluar në Guangzhu për llogari të "New York Times". Gazetari, përveç se ka gjetur të mbyllura zyrat e Guangdong Lion (një tjetër kompani e Jonghong Li), ka zbuluar se Përmbarimi kinez kishte zbatuar një urdhër dëbimi për mospagim detyrimesh. "Zyrat ishin bosh dhe kompjuterë­ve të mbuluar nga pluhuri u ishin hequr disqet e memories. Në koshat e plehrave kishte vetëm krimba", mbyll shkrimin e përditshmj­a njujorkeze.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania