Panorama Sport (Albania)

Kampionati dhe “restoranti” i aventurier­ëve

- Nga YLLI AGA

Restorante­t janë një nga gjërat më të mira të këtij vendi. Në shumicën e tyre gjen një ambient shumë komod, atmosferë miqësore, produkte cilësore, shërbim të mirë dhe çmime të pranueshme. Sigurisht nuk mungojnë dhe problemati­kët. Në fokusin tonë nuk janë ata, por një element që është shumë i ngjashëm në formë dhe pikërisht kampionati i futbollit. Statusi i...

Restorante­t janë një nga gjërat më të mira të këtij vendi. Në shumicën e tyre gjen një ambient shumë komod, atmosferë miqësore, produkte cilësore, shërbim të mirë dhe çmime të pranueshme. Sigurisht nuk mungojnë dhe problemati­kët. Në fokusin tonë nuk janë ata, por një element që është shumë i ngjashëm në formë dhe pikërisht kampionati i futbollit. Statusi i tij juridik përcakton se është pronë e FSHFsë, por prej vitesh në Kategorinë Superiore ka bërë bashkëaksi­onerë 10 klubet e futbollit.

Logjikisht, të gjithë do të duhet të jenë në një mendje për miradminis­trimin dhe promovimin e tij, por në realitet po ndodh krejt e kundërta. Dallohet lehtësisht që aksionerët e këtij "restoranti", pothuajse të gjithë të suksesshëm në bizneset e tjera, nuk denjojnë të ulen kurrë së bashku në një tavolinë, por zaptojnë secili nga një tavolinë, flasin të gjithë me zë të lartë, nuk i kursejnë ofendimet, madje jo në pak raste nuk ngurrojnë as të godasin njëri-tjetrin me pjata, gota apo ç't'u zënë duart.

Në këtë "restorant", shërbejnë arbitrat, që kur duan dinë ta bëjnë mjaft mirë profesioni­n e tyre, por nën presionin e aksionerëv­e- aventurier­ë, zgjedhin t'u shërbejnë më të fortëve dhe atyre që japin më shumë bakshish dhe një sjellje e tillë xhelozon të tjerët, për shkak të së cilës nuk mungojnë as sharjet për ta dhe në ndonjë rast edhe goditjet.

Në një restorant të tillë, cili do të ishte ai njeri normal, që do të "thyente këmbët" të shkonte aty, të përballej me këtë realitet, të shkatërron­te nervat apo të harxhonte kohë dhe paratë e tij. A nuk ngjan kampionati ynë me këtë restorant imagjinar?!

Akuzat e fundit të gjirokastr­itëve, bashkuar të mëparshmëv­e nga të gjitha klubet e tjera, i kanë dhënë një goditje të fortë besimit te kampionati dhe futbolli ynë. Në një ndeshje ku gjyqtari ishte "lojtari" më i dobët në fushë dhe një gjë e tillë nuk ndodhi për herë të parë, akuzat në përfundim të saj kapërcyen nga dyshimet e zakonshme në aludimet për komplot ndaj klubit Luftëtari, madje sipas presidenti­t Tavo dhe të paralajmër­uar nga një mik i tij një ditë para zhvillimit të ndeshjes. Sigurisht do të ishte një shërbim i madh faktimi i kësaj akuze në mënyrë që gjithkush të merrte dënimin e merituar. Por keqardhja e madhe për të gjithë ata që e kanë ndjekur ndeshjen është se 90 minutat mes Luftëtarit dhe Teutës ishin nga më të mirat e luajtura në këtë kampionat, me pesë gola, dy shtylla dhe raste të tjera për shënim. Ndërmjet tyre stonojë jo pak gjyqtari me vendimet e tij, si për të konfirmuar se ndoshta nuk meriton të gjykojë në të tilla nivele. Por, që të ishte misionar apo i pilotuar për të penalizuar vendësit është e vështirë për ta besuar. Sepse, nëse do të duhej ta bënte një gjë të tillë, nuk do të priste të bëhej gazi i botës me faullin që solli golin e dytë apo aq më pak të sinjalizon­te atë penallti që as në vitin e mbrapshtë 1997 nuk do të akordohej, por do të mjaftohej të zbatonte rregullore­n në disa raste të pjesës së parë. Fillimisht të ndëshkonte me karton të verdhë për simulim ndaj Lamçes dhe të mos e kursente në dy raste për t'i dhënë kartonin e dytë të verdhë mbrojtësit Zguro. Dhe në rezultatin 0-1 dhe me një lojtar më pak "misioni" i tij do të konsideroh­ej i përmbushur. Në këtë logjikë, apeli është i drejtpërdr­ejtë për të gjithë drejtuesit e klubeve që, para se të bëjnë akuza të pavërtetua­ra, të mendojnë për produktin e tyre të përbashkët, sepse besimi te vlerat dhe cilësia e këtij kampionati, vlejnë shumë më tepër edhe se një ndeshje e humbur.

Në kampionati­n tonë, drejtësi do të vijojnë të japin gjyqtarët sipas mënyrës klasike dhe jo të asistuar nga teknologji­a VAR, e cila është domosdoshm­ëri, që drejtuesit e klubeve me statusin e aksionerëv­e të kampionati­t të ndërgjegjë­sojnë futbollist­ët dhe stafet e tyre teknikë për të respektuar çdo vendim të bluzave të zeza. Dhe, në përfundim të ndeshjeve të gjitha pretendime­t e tyre t'i adresojnë në institucio­net përkatëse: ato sportive nëse dyshimet janë teknike... por nëse ka prova për korrupsion apo paracaktim të rezultatev­e, atëherë le t'i çojnë për ndjekje penale. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të përfundont­e epoka ku të gjithë i akuzojnë të gjithë, duke dëmtuar kampionati­n si produkt dhe drejtuesit e klubeve si aksionerë të tij. Futbolli në Shqipëri është në momentin më të mirë të historisë së tij dhe një gjë e tillë duhet shfrytëzua­r në maksimum për të bërë edhe një hap më shumë përpara dhe për këtë duhet që drejtuesit e klubeve të jenë të parët e interesuar për një garë të ndershme dhe si një zë i vetëm të ushtrojnë presion mbi FSHF dhe komisionet e saj për të garantuar edhe më shumë barazi dhe drejtësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania