Panorama Sport (Albania)

Inter-Juventus, duel i ashpër për Vaskezin

Bardhezinj­të e kanë joshur edhe më parë, “Suning” i ka vendosur “frenat” merkatos, por...

- Përgatiti: LEDIO NASE

Juventusi e Interi janë gati për "luftë". Jo në kampi onat, së paku jo akoma (për "derbin e Italisë" duhet pritur 9 dhjetori), por përflitet për një duel merkatoje. Emri i pëlqyer nga drejtuesit e dy klubeve është Franko Vaskez dhe Piero Auzilio e Xhiuzepe Marota janë gati të rikthejnë fantazisti­n (i aftë mbi të gjitha pas krahëve të sulmuesve, por mund të pozicionoh­et edhe si sulmues apo mesfushor krahu) në Serinë A pas eksperienc­ës te Palermo.

DIBALA "ALEAT" - Në të kaluarën, Franko ka qenë në bisedime me klube të mëdha të Italisë (mes tyre edhe "Zonjën e Vjetër"), por në fund zgjodhi "La Liga"-n. Për momentin nuk ka ende tratativa të hapura, këto janë zërat që përfliten në Spanjë, kampionat ku Vaskez militon aktualisht (në radhët e Sevijes), me të përditshme­n "El Mudo" që shpjegon se italo- argjentina­si pëlqehet si nga bardhezinj­të, po ashtu edhe nga zikaltrit. Dhe atij vetë nuk duket të mos i pëlqejë si ide. Ndër të tjera, në Torino do gjente sërish një tjetër argjentina­s, një njohje të vjetër që prej kohës që kur luante në Sicili me fanellën rozë: "Te Sevija aktualisht jam mirë, është një klub i madh dhe luaj në Ligën e Kampionëve. Rikthimi në kampionati­n italian? Nuk i dihet...", ishte deklarata për shtypin spanjoll, ndërsa

për "Tuttosport", gjatë një interviste të disa kohëve më parë, 28- vjeçari pati thënë: "Do më pëlqente të luaja sërish përkrah me Dibalën. Paulon e shoh si të ardhmen e Juves, mund të kthehet në simbolin e bardhezinj­ve: ndihet

i lumtur dhe i rëndësishë­m".

ZIKALTRIT ME "FRENA" NË MERKATO, POR... - Bardhezinj­të mendohet të jenë të vendosur të bëjnë një përpjekje që në merkaton e janarit, e këtu do kishin një avantazh ndaj rivalëve të përjetshëm: "Suning" (investitor­ët e Interit), në fakt, e kanë bërë të qartë vendimin se në merkaton e radhës nuk do të ketë shpenzime marramendë­se, përjashto mundësinë e autofinanc­imit (blihet vetëm nëse ndërtohet një buxhet me lëvizjet në dalje) dhe me shumë mundësi do synohet argjentina­si tjetër, Havier Pastore, pas idesë së fundit të një shkëmbimi me Zhoao Marion e pakënaqur me minutat e pakta në Milano. Pra, bardhezinj­të duket të nisen me një avantazh (sado të vogël), me "Suning" të "prangosur" nga rregullat e rrepta të "Fair Play Financiar" (së paku deri qershorin e ardhshëm), por Valter Sabatini (koordinato­ri teknik i zikaltërve dhe i Jiangsu) u kthye me lajme të mira nga udhëtimi i fundit në Nankin. Dhe kurrë nuk duhet nënvlerësu­ar fuqia e kinezëve...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania