Panorama Sport (Albania)

Arsenal-Totenhem, Premier Liga rindez “motorët”

Dy Mançesterë­t duel në distancë, në fushë edhe Çelsi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas pauzës së kombëtarev­e, miqësor eve dhe "play-off"eve botërore që tashmë kanë plotësuar kornizën me 32 skuadrat që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, "Rusi 2018", Premier Liga do të rikthehet sot që të ndezë "motorët" me tifozët dhe sportdashë­sit anglezë dhe të futbollit ishullorë, gati për të përjetuar emocionet që u kanë munguar. ARSENAL-TOTENHEM

Java e 12-të do të startojë sot në orën 13:30, me një sfidë elektrizue­se. Përballë do të jenë Arsenali dhe Totenhemi, një derbi londinez, një nga të shumtit, por që vë përballë dy tifozeritë që urrejnë më shumë njëratjetr­ën. Për "Topçinjtë" do të jetë një ndeshje shumë e ndjerë, sepse ata kanë dalë të mposhtur herën e fundit ndaj "Spërsave". Ai që do të bëjë vizitë në "Emirates" do të jetë Totenhemi i Herri Kejnit, me këtë të fundit që do të kërkojë të vendosë rekord. Në pesë përballjet e fundit, ai u ka shënuar gjithmonë Arsenalit për një total prej 6 golash. Por, nëse e bën edhe sot, do të jetë i vetmi që në historinë e këtij derbi që arrin të realizojë në 6 ndeshje radhazi. LEIÇESTER-MAN.SITI

"Dhelprat" do të presin në strofkën e tyre skuadrën dominuese të Premier Ligës. Tashmë, magjia e titullit kampion është shuar me kohë, prandaj objektivi i Leiçesteri­t do të jetë që të mos dalë i mundur përballë "makinës" perfekte të ndërtuar sivjet nga Pep Guardiola.

Ndoshta, të zotët e shtëpisë, përveç pikëve për të mbajtur sa më të sigurt renditjen e tyre, kanë edhe detyrimin për të mbajtur gjallë edhe kampionati­n sepse Siti nuk njeh kundërshta­rë sivjet dhe ndoshta një ndalesë e "qytetarëve" sot do t'i jepte më shumë gjallëri edhe Premier Ligës, e cila sheh Sitin 8 pikë përpara Junajtid. MAN.JUNAJTID-NJUKASËLL

Duke mbetur pikërisht te Mançesteri, këtë herë ai i Zhoze Murinjos, ata do të presin Njukasëlli­n e Rafael Benitezit. Edhe pse distanca nga kreu është thelluar, sot "Djajtë e kuq" kanë marrë disa lajme shumë të mira, pasi kanë rikuperuar tre armë të rëndësishm­e, me të cilat mund të tentojnë të ndryshojnë fatin e kampionati­t. Zlatan Ibrahimovi­ç ka bërë mrekullinë duke shpejtuar rikthimin e tij dhe sot do të jetë në stol. Edhe mesfushori Pol Pogba është gati, ashtu sikurse mbrojtësi i majtë argjentina­s, Markos Roho. Në fushë nga të mëdhatë do të jetë i impenjuar edhe Çelsi, i cili në transfertë­n ndaj Uest Bromuiç do të kërkojë të fitojë, për të mos dalë nga zona Champions.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania