Panorama Sport (Albania)

Atletiko-Real, derbi madrilen një lojë shahu

Barazim total në gjashtë derbit e mëparshëm, sot për revansh

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

At l e t i k o - R e a l Madrid nuk ësh të thjesht një derbi mes dy skuadrave të një qyteti, është edhe një duel i hekurt mes dy trajnerëve që po bëjnë histori në vitet e fundit. Diego Simeone përball Zinedin Zidanit, njëri impulsiv dhe tjetri i qetë. Deri tani mes tyre kanë luajtur 6 ndeshje dhe rezultatet tregojnë baraspeshë totale: 2 fitore njëri, 2 fitore tjetri dhe 2 barazime. Sot është derbi i së vërtetës... REAL-ATLETIKO 0-1 Ishte derbi i parë mes Zidanit dhe Simeones. Ky i fundit kishte mbipopullu­ar mesfushën me Saulin, Auguston, Gabin dhe Koken duke bllokuar në mënyrë perfekte Hamesin, Krosin dhe duke "anuluar" Iskon. Atletiko i mbylli mirë hapësirat e krahëve, ku luanin Danilo dhe Karvahal. Në atë ndeshje, Reali bëri vetëm goditje nga larg dhe nuk e çau dot mbrojtjen e Atletikos. "Los Kolçoneros" fituan falë golit të Grizmanit dhe nga ajo ndeshje Zidan kuptoi që në fushë i duhej një si Kasemiro për të vendosur ekuilibër. Strategjia e Simeones ishte për t'ia lënë topin Realit (69%). REAL-ATLETIKO 1-1 Finalja e dytë e Ligës së Kampionëve që shpalli sërish kampion Realin. Me Kasemiron të "sistemuar" në mesfushë dhe me Modriçin dhe Krosin pak më të avancuar, skuadra e Zidanit e kishte më të lehtë të frenonte kundërshta­rët. Simeone iu tremb kundërsulm­eve dhe kërkoi që skuadra e tij të mos e humbte topin në mesfushë sepse mund të dilte e zbuluar në mbrojtje. Pavarësish­t ndeshjes së kujdesshme që bënë të dyja skuadrat, në fund triumfuan madrilenët. ATLETIKO-REAL 0-3 Derbi i tretë mes dy trajnerëve ishte i pari për trajnerin Zinedin Zidan në "Vinsente Kalderon". Në atë ndeshje kishte zbritur në fushë një skuadër të rreshtuar me modulin 4- 2- 3- 1 për shkak të mungesave të shumta të Krosit, Kasemiros dhe Benzemasë. Ronaldo luajti si sulmues dhe Isko pas tij, ndërsa Kovaçiç dhe Modriç përpara mbrojtjes. Kristiano Ronaldo shënoi 3 gola duke mos i lënë asnjë shans Atletikos të merrte rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Pavarësish­t se luajtën mirë në të dytën, dolën me 0 pikë. REAL-ATKETIKO 1-1 Në këtë ndeshje Zinedin Zidan bëri "vetëvrasje" me ndryshimet. Në fushë kishte zbritur një ekip yjesh, ndërsa Simeone nuk ndryshoi duke

luajtur me ata të derbit të parë. Pepe kaloi në avantazh "galaktikët", ndërkohë që në pjesën e dytë Zidan largoi Krosin për Iskon. Simeone iu përgjigj me Korrean dhe Thomasin. Të dy patën impakt pozitiv në lojë dhe Grizman shënoi golin e barazimit.

REAL-ATLETIKO 3-0 Një tjetër "hat-trick" i Kristiano Ronaldos. Ishte derbi i dytë europian, i cili e gjeti Realin në një formë të shkëlqyer. Katër mesfushorë­t Kasemiro, Kros, Modriç dhe Isko bënë 112 pasime dhe rikuperuan 10 topa më shumë.

Kjo ishte panorama e ndeshjes dhe rezultati përfundimt­ar tregon gjithçka. Zidan korrigjoi gabimin e bërë një derbi më përpara. ATLETIKO-REALI 2-1 Skuadra e Simeones kërkonte të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë dhe

për pak sa nuk ia doli, pasi pas 16 minutash po e fitonte ndeshjen 2- 1. Në atë moment, Zidan kërkoi qetësi nga skuadra, kërkoi që të menaxhonin mirë topin. Modriç dhe Kros morën në dorë frenat e lojës dhe Isko shënoi golin e qetësisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania