Panorama Sport (Albania)

MoviolaMov­iola e e Jeminit,Jeminit, arbitratar­bitrat bënëbënë masakërmas­akër nënë katërkatër ndeshjende­shje

Gabime të "çmendura" në Gjirokastë­r, Vlorë dhe Kamzë Në Flamurtari-Skënderbeu u dënuan të dyja ekipet

- Nga LORENC JEMINI

FSHF FSHF del del garant: garant: Asnjë Asnjë gabim nuk është është bërë me dashje dashje Tifozët Tifozët e e Superiores Superiores bëhen bashkë: bashkë: Të shkarkohen shkarkohen ata ata që që vendosin vendosin për për gjyqtarët gjyqtarët

Gafa në të katërta ndeshjet dhe më e rënda është se në tri prej tyre gjyqtarët kanë ndikuar direkt në rezultat. "Panorama Sport" ju sjell ekskluzivi­sht moviolën e javës së 10- të nga ish- gjyqtari i FIFA- s, Lorenc Jemini. Në Gjirokastë­r dhe Vlorë, kryesorët Blerim Ziri dhe Juxhin Xhaja kanë bërë një "masakër" të vërtetë, me gabime të vazhdueshm­e gjatë lojës. Luftëtari është ndëshkuar fatalisht në dy raste që kanë prodhuar golat e Teutës në ndeshjen e luajtur në Gjirokastë­r. Ndërsa Flamurtari dhe Skënderbeu e kanë pësuar të dyja prej vendimeve të gabuara, por gjithashtu dhe klubi i Kamzës. Luftëtari-Teuta 2-3 Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, E.Burgu (Fushë-Krujë);

22' Rasti i parë, Lamçe driblon Hrkaç dhe më pas rrëzohet brenda zonës. Pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit që vijon lojën, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti. Mirëpo, kryesori nuk jep karton të verdhë për simulim të sulmuesit të Luftëtarit.

44' Zguro i Luftëtarit ndërhyn në anësore ndaj Çyrbjes së Teutës, ndërsa në minutën e 24-t ishte ndëshkuar me të verdhë. Ziri kalon rastin me këshillim. Veprim i drejtë për një rast që duhet kujdes, pasi është aksion në mes të fushës dhe nuk mund të nxirret i kuq, për më tepër që lojtari e ka ruajtur kundërshta­rin.

55' Duel mes Ramadanit dhe Bilalit në afërsi të zonës së Luftëtarit. Mesfushori i gjirokastr­itëve i rrëmben topin kundërshta­rit dhe rrëzohet. Gjyqtari Ziri akordon goditje dënimi për Teutën, por gabon fatalisht, pasi duhet ta jepte për Luftëtarin. Nga ky vendim i gabuar erdhi edhe goli i avantazhit 12 për Teutën.

68' Dediç vihet në zotërim të topit brenda zonës dhe kërkon të driblojë mbrojtësin Zeqja, teksa dylufton trup me trup me këtë të fundit, por pasi largon "sferën" rrëzohet. Gjyqtari Ziri jep penallti, por pamjet filmike tregojnë se nuk kemi të bëjmë me 11metërsh. Kontakti mes lojtarëve është normal dhe nuk duhej akorduar.

80' Aksion i Luftëtarit në krahun e majë të sulmit, teksa topi shkon te Rrapo. Asistenti Veseli ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por gabon në një aksion premtues të vendësve.

Flamurtari-Skënderbeu 1-1 Gjyqtarë: J.Xhaja (kryesor), E.Doda, D.Rexha (anësorë), O.Sokoli, K.Cjapi (pas portave);

11' Ndërhyrje me bërryl e Alveshit të Flamurtari­t kundër Osmanit të Skënderbeu­t. Arbitri gabon, pasi nuk akordon faull për korçarët. Minimumi duhet të ndëshkonte braziliani­n me karton të verdhë, pasi rasti ishte në limitin e një të kuqi ose "rozi" siç i thonë arbitrat.

23' I mohohet penallti Flamurtari­t. Mici nuk bën asgjë tjetër, përveçse godet Xhufon, pasi nuk është i interesuar për topin. Ai thjesht pengon kundërshta­rin të mos shkojë te topi. Duhej dhënë penallti dhe vetëm karton i verdhë për Micin, pasi topi nuk ka qenë në zotërimin e lojtarit të Flamurtari­t.

37' Goli i Flamurtari­t vjen nga një faull i paqenë. Taku e prek topin në shpatull dhe jo në dorë, kështu që nuk kemi të bëjmë me faull për Flamurtari­n. Pas ekzekutimi­t të goditjes së dënimit, vlen për t'u sqaruar se goli nuk është në pozicion të parregullt. Në momentin e parë duket sikur Bicaj është në pozicion të parregullt, por ai nuk është aktiv dhe topi shkon te Sidibe. Më pas është çdo gjë e rregullt. Gabim i vetëm i gjyqtarit ishte që nuk duhej të akordonte faull.

56' Bici shtyn Souenë me duar në zonë. Kemi të bëjmë me një penallti të padhënë në favor të Skënderbeu­t.

81' Anulimi i golit të Flamurtari­t. Është një rast shumë specifik, që nxjerr në pah gabimin e kryesorit Xhaja dhe anësorit Rexha. Së pari, duke u bazuar te vendimin që mori arbitri kryesor, mendoj se ka gabuar, pasi është gol i rregullt. U anulua për faull ndaj portierit, por nuk kemi të bëjmë me një të tillë. Ndërsa anësori nuk e ngriti flamurin, edhe pse dy lojtarët që ishin

para Shehit kanë qenë në pozicion të parregullt. Në momentin që grushton topin Shehi, dy lojtarë bëjnë bllok te portieri. Nëse kryesori e quante gol, atëherë do të cilësohej i rregullt sepse anësori nuk e kishte ngritur flamurin. Rast i veçantë, ku kanë gabuar si kryesori dhe anësori. Kamza-Kukësi 2-2 Gjyqtarë: K.Meta, R.Avdo, A.Shkreta (Tiranë);

26' Goli i shënuar nga Kale i Kukësit duhet anuluar për faull ndaj portierit Halilaj. Gabim i arbitrit Meta. Laçi-Partizani 1-0 Gjyqtarë: K.Kola, E.Barushi, N.Bregasi (Tiranë);

63' Gjoni i Laçit bën faull ndaj Asanit të Partizanit, por pamjet filmike nuk tregojnë nëse është brenda zonës apo jashtë. Faulli ekziston dhe duhej të jepej goditje dënimi ose penallti. Nuk është akorduar fare dhe gjyqtari ka gabuar në këtë rast.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania