Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Tirana nuk gabon, Doka një diamant

“Janë kundër nesh, më mirë të luajmë në Lushnjë”

- ERIS SYLYKU

Ze Maria është kthyer nga Kina me ide të qarta. Humbja e fundit "dhemb" ende, megjithatë trajneri prerazi i paralajmër­on se nuk fal më asnjë gabim në vazhdim. Një lloj reagimi e ka marrë në stërvitje, ndërsa thekson se lojtarët janë ndierë të turpëruar pas ndeshjes me Bylisin. Në konferencë­n...

Trajneri i Tomorit, Santiliano Dule, në një prononcim për gazetën në lidhje me ndeshjen e sotme kundër Shënkollit, tregon objektivin dhe shkallën e vështirësi­së të kësaj sfide. Sipas tij, skuadra kundërshta­re ka treguar se di ta përballojë mjaft mirë garën në Grupin B dhe se ecuria e tyre deri në këto momente nuk është aspak rastësore. Dule ka thënë se kërkon përqendrim maksimal nga të tijtë dhe të vetmes gjë që i druhet është fati. Sakaq, 29- vjeçari ka folur edhe në lidhje me statistika­t që skuadra e tij ka regjistrua­r në stadiumin e Kuçovës duke komentuar edhe atmosferat e sikletshme që i krijohen skuadrës së tij në atë fushë.

DULE - "Ekipi im tashmë nuk e di se çfarë do të thotë faktori fushë. Ndeshjet në stadiumin 'Bashkim Sulejmani' të Kuçovës janë sikur të luanim në transfertë. Shumë flasin për statistika­t që skuadra ka marrë në këtë stadium, ndërkohë që unë dhe lojtarët e mi nuk e konsideroj­më aspak veten si ekip pritës aty. Është e habitshme që tifozët e këtij qyteti në përballjen kundër Tiranës dhe shumë ekipeve të tjera të jenë kundër nesh. Kështu na ndodh në çdo sfidë, paçka jemi dy qytete që ndodhemi fare pranë njëra-tjetrës. Për mua, ndeshjet në stadiumin e Kuçovës, janë si në transfertë, për mos të thënë që jashtë

fushe luajmë më të qetë dhe pa presion. E kemi më mirë t'i zhvillojmë ndeshjet në stadiumin e Lushnjës, pasi është një qytet që ka atmosferë sportive dhe dinë si respektohe­n miqtë", u shpreh fillimisht Dule. Ndër të tjera, tekniku beratas ka dhënë opinionin e tij edhe për kundërshta­rin e sotëm. "Përballja me Shënkollin është një sfidë vendimtare për të kërkuar ngjitjen në dy vendet e para të klasifikim­it, ku duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të shfrytëzoj­më në mënyrën më perfekte rastet që do të na jepen. Synimi i vetëm është fitorja", përfundoi Dule.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania