Panorama Sport (Albania)

Takaj: Tentuan të prishnin ndeshjen në Vlorë

“E përgëzoj Idrizin, e menaxhoi më së miri situatën. Titulli është nisur drejt Korçës”

- LLAZI SARO

Barazimi në Vlorë ruan të paprekur kolonën e humbjeve të Skënderbeu­t. Edhe pse kërkonin fitoren, korçarëve u përshtatet ky rezultat, pasi mbeten sërish +7 nga vendi i dytë. Por pika nuk u ka mjaftuar vendësve, sidomos tifozëve, të cilët kanë shfaqur hapur revoltën e tyre. Tensioni i krijuar në stadiumin "Flamurtari" nuk i ka pëlqyer aspak presidenti­t Ardjan Takaj, ndaj bën thirrje që në vazhdim tifozët të mos e përziejnë më futbollin me emocionet negative.

SULMET - Në prononcimi­n e dhënë për "Panorama Sport", kreu i klubit ka bërë me dije se Skënderbeu ka shkuar atje pa presionin e pikëve, ndërsa ka falënderua­r homologun e tij për menaxhimin e situatës, duke bërë thirrje se si në Vlorë edhe në Korçë nuk duhet të ketë më persona që të prishin ndeshjen pa shkak. "Fillimisht dua të them se ne shkonim në Vlorë pa ndonjë presion të pikëve, ndaj nuk kishim kurrfarë motivi për të tensionuar situatën. Po ashtu edhe ekipi i Flamurtari­t, që në fakt zhvilloi një lojë korrekte dhe për asnjë moment nuk të linte shkas për keqinterpr­etime. Mirëpo është e disata herë që tifozët bëhen palë për të prishur atë lojë të bukur që dhurojnë ekipet në fushë. Nuk e kuptova sjelljen e tyre gjatë

gjithë takimit, pasi futbolli është loja më e bukur që nuk duhet përzierë me emocione të këqija të disa tifozëve që duan të shkatërroj­në apo të prishin gjithçka. Unë dua të përgëzoj dhe të falënderoj presidenti­n Idrizi që ka ditur ta menaxhojë mirë situatën

dhe ka mbajtur qëndrimin e duhur. Ndërsa dua të them edhe një herë se qoftë në Vlorë dhe në Korçë, nuk do të ketë më tifozë që shkarkojnë në stadium problemet familjare", tha fillimisht presidenti. Më tej, ai ka sqaruar se përse iku me vonesë: "Për sa i përket

qëndrimit tim në stadium pas ndeshjes, nuk ndodhi për shkak të ndonjë incidenti në tribunë. Kam qenë me presidenti­n Idrizi në zyrën e tij për të pirë një kafe si miq dhe më pas jam larguar".

BARAZIMI - Për sa i përket futbollit të luajtur, barazimi

në Vlorë për presidenti­n e Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, ka qenë një rezultat i pranueshëm, pasi nuk kishte shumë presion mbi ekipin që të kërkonte vetëm fitoren. "Barazimi mund të them që është një rezultat i mirë për ne, por sido që të dilte ai takim, nuk do të kishte asnjë ndryshim. Këtë e them me bindje, duke njohur ekipin tim. Çfarëdollo­j rezultati nuk do të ndryshonte asgjë, pasi titulli tashmë është nisur drejt Korçës dhe rruga nuk ka më kthim pas", tha me një batutë Takaj.

SHKODRA - Ai komentoi

edhe rastin e Donjet Shkodrës, duke ia kaluar "topin" stafit teknik. "Të them të drejtën, nuk jam marrë aspak me këtë çështje, pasi do të merret stafi teknik. Nga sa unë e njoh Shkodrën, nuk është djalë që reagon ndaj vendimeve të stafit. Mbase nuk ka qenë revoltë e tij drejtuar zëvendësim­it. Megjithatë, stafi dhe lojtari do të sqarohen dhe, nëse ka gabuar lojtari, atëherë klubi do të reagojë në bazë të rregullore­s së brendshme që është shumë e ashpër për të tilla veprime", përfundoi numri një i klubit të Skënderbeu­t, Ardjan Takaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania