Panorama Sport (Albania)

Bashkia e Kamzës: Na vodhi arbitri

-

"Arbitri na vodhi fitoren e merituar, ishte i njëjti që gjykoi edhe në Kukës. Kambana bie për FSHF- në". Kështu niste dje deklarata për shtyp e Bashkisë së Kamzës, që bashkë me presidenti­n e klubit, Naim Qarri, menaxhojnë skuadrën. "I njëjti arbitër në të dyja ndeshjet është i qëllimshëm apo rastësi!? Edhe në ndeshjen me Flamurtari­n, arbitri i mohoi Kamzës golin e rregullt dhe një penallti të pathënë. Këtë sezon Kamza po luan futboll të bukur, por në disa ndeshje vijojnë që arbritrat ta dënojnë padrejtësi­sht dhe t'i mohojnë fitoret. Rastet janë konkrete, si gjykimi në përballjen dy herë me Kukësin, ashtu edhe kundër Flamurtari­t të Vlorës. Në ndeshjen e fundit, Kamza e dominoi totalisht Kukësin, por arbitri Kridens Meta i mohoi fitoren e merituar. Goli i parë i Kukësit ishte faull i dukshëm ndaj portierit të Kamzës, Argent Halilaj, nga sulmuesi i Kukësit, Kale, por arbitri, në vend që ta anulonte, e akordoi si gol të rregullt. Është i njëjti arbitër që ka gjykuar edhe ndeshjen e parë të fazës së parë në Kukës, ku e ka favorizuar qartë ekipin vendës", thuhej fillimisht në deklaratën për shtyp të Bashkisë Kamzë. Më pas citohej se klubi duhet të ishte tani në vend të dytë. "Në total Kamzës i janë mohuar 6 pikë të sigurta. Me pikët e mohuara, Kamza do të renditej në vendin e dytë. Këto raste prekin drejtpërdr­ejt FSHF-në, pasi gjykimi ka qenë i kontestuar në disa ndeshje dhe po bëhen shumë klube që ngrenë zërin këtë herë për menaxhim aspak serioz të garës dhe favorizim të disa ekipeve", mbyllet reagimi i bashkisë që drejtohet nga Xhelal Mziu. A.Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania